Grida Duma

Opinion

Mesazhet politike të “paradës së modës” në selinë e PD-së

16 Korrik 2021, 19:07| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 19:11

  • Share

Në ditët e mbledhjes së kryesisë së PD-së, mediat kanë trasnsmetuar foto të hyrjes së daljes së “VIP”-ave të opozitës, që natyrisht kanë konkurruar “denjësisht” me të njëjtën paradë të deputetëve që I mbylli punët.

Veshje luksoze, makina të fundit, veshje trukim të kuruar të drejtuesve të opozitës që përballen përpara medias vizive, ndërkohë që informacioni I përmbajtjes së mvledhjeve është I kursyer.

Ka zëra, edhe pse jo shumë që synojnë të kritikojnë këtë paraqitje “pak ortodokse” të drejtuesve të PD-së, që nuk e kanë problem të japin spektaklin e një “Vanity Vair”, që nuk se e jep vetëm PD dhe opozita.

Megjithatë opozita, herë pas here hiqet sikur është një formacion që I kushtohet pjesëve të dobëta të shoqërisë, që jo vetëm nuk kanë një veshje që kalon shidrën e 500 eurove përveç makinës luksoze në garazhin e PD-së, por ka një rezultante të gjatë të propagandës së PD-së për të treguar luksin e qeverisë.

Por nëse ndodh kjo, duhet që nga ana tjetër, të jenë të paktën të kujdeshshëm në mesazhin publik që përhapin. Gjë që në fakt, kryesia e PD-së, këtë e përgënjështron në mënyrë të hapur.

PD në fakt nuk ka qenë asnjëherë një parti të varfërisht. Përkundrazi. Sapo u rrëzua komunizmi, drejtuesit e PD-së, në qendër e në rrethe u kthyen në njerëz shumë të pasur. Në Shkodër, në mesin e viteve 90 flitej për disa anëtarë të kryesisë së PD-së që kanë arritur shifrën e 1 milion dollarëve në tregtinë me Malin e Zi.

Madje u organizuan edhe festa mondane. Në Dibër, krerët e PD-së u kthyen në grosistë, shumë grosistë të mallrave të importit. E kështu ka ndodhur në deputetë kryebashkiakë etj. PD-ja nuk ka qenë kurrë parti e të varfërve, edhe pse ka pasur pjesë të elektoratit që kanë qenë pjesë margjinale.

PD është pjesë e rëndësishme e grupimit politik që kanë shtyrë kapitalizmin, tregtinë, apo edhe marrëveshjet. Këtu natyrisht duhet të përjashtojmë abuzimet, flasim për parimet.

Po përse atëherë PD-ja herë pas here kthehet në një forcë të majtë që flet për të varfër e varfëri, kur PD-ja kurrë nuk ka qenë një parti që I qëndron afër të varfërve.

PD-a ka pasur një shans të madh; që në 1992 fitoi bashkinë e Bulqizës, minierën më të rëndësishme në Shqipëri, me numrin më të madh të banorëve. PD zgjodhi njerëzit që pasuroheshin me kromin, e jo punëtorët.

Kështu ka ndodhur në të gjithë vitet e qeverisjes së PD-së. PD është parti e tregtisë, Doganave, tatimeve, allishverisheve, etj siç është edhe PS apo partitë e tjera.

Ndaj edhe përbetimi ndaj të varfërve, njerëzve që sa Grida Duma apo një anëtar I tjetër të kryesisë ka një veshje ditore për të dalë në foto, paguan qiranë, dritat, ujin, madje edhe internetin. Pa përmendur Lulzim Bashën e kunatin e shokut Xhemal…TemA

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?