Sali Berisha

Mesazhet/ SHBA të zhgënjyer nga heshtja e SPAK për dosjen e shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës? Lufta kundër korrupsionit elitar përfundon me dosje peshku dhe kanalesh ujitëse

11 Prill 2022, 15:59| Përditesimi: 11 Prill 2022, 16:18

  • Share

Që nga fundi i vitit 2019, pesha luftës kundër korrupsionit në të gjithë nivelet në Shqipëri, i ka kaluar SPAK-ut, strukturë e cila shënon një nga investimet më të mëdha të Perëndimit në Shqipëri, për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë, si kusht kryesor për integrimin e vendit në BE. 30 muaj pas konstituimit të SPAK-ut, ka jo vetëm një zbehje të besimit të publikut, por edhe një zhgënjim në rritje, për shkak të mungesës së veprimit ndaj korrupsionit të nivelit të lartë, që identifikohet me kokat e politikës.

Për herë të parë, edhe kryeministri Edi Rama, shprehu zhgënjimin e qeverisë se pse SPAK-u nuk ka kërkuar administrimin dhe shqyrtimin e dosjes së shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor. Nga ana tjetër ka vullnet për të vendosur para përgjegjësisë ligjore zyrtarë për një arkë peshk, për një kanal uji siç ishte rasti i kryebashkiakut Fatos Tushe apo për 14 milionë lekë, siç ishte rasti i fundit i procedimit të ish deputetit Alqi Bllako.

Teksa Sali Berisha ka sajuar dhjetëra alibi dhe komplote imagjinare për të mjegulluar dhe justifikuar damkën e korrupsionit që i vendosi Departamenti Amerikan i Shtetit, SPAK vijon të qëndrojë prej 11 muaj indiferent përballë akuzës së rëndë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj ish-kryeministrit, i cili është subjekt i trefishtë i SPAK, si deputet, ish kryeministër dhe ish president.

Ndonëse në mënyrë të tërthortë, zhgënjimin për mosveprimin e SPAK për rastin e Sali Berisha, e kanë shprehur edhe përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në 10 dhjetor 2021, i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Eskobar, kishte një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë për prokurorët e SPAK, se pse nuk po vepronin për dosjen e Sali Berishës.

“Ku janë prokurorët, hetuesit dhe autoritetet në vendin tuaj? Ne e bëjmë sipas ligjeve tona, por dhe ju keni disa në vendin tuaj. Nëse doni ta dini, hetoni. Nuk takohemi me të, do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë të shpallur 'non grata”, tha Escobar.

Grabriel Eskobar e dha këtë mesazh edhe si përgjigje të alibisë së Sali Berishës, i cili kërkonte provat e shpalljes së tij non grata, duke pretenduar se nuk kishte të tilla.

Në 20 maj 2021, vetëm një ditë pas njoftimit për Berishën dhe Familjen e tij, një zyrtar i Departamentit Amerikan i Shtetit u shpreh se Sekretari i Shtetit ka në dispozicion “informacion të besueshëm lidhur me përfshirjen e Berishës në korrupsion të ndjeshëm dhe përpjekje për të ndërhyrë në proceset publike si dhe shpërdorim të fondeve publike në Shqipëri”.

Ndërkaq, në janar të këtij viti, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, foli për procesin e ndërtimit të dosjes së shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës.

“Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish. Këtu përfshihen qindra njerëz, qindra ekspertë që kalojnë të gjitha të dhënat. Ekzaminojnë çdo provë dhe pastaj ndërtojnë një paketë. Pra, kur arrin në tryezën e Sekretarit të Shtetit, cilitdo sekretar shteti, pavarësisht i cilës parti, pavarësisht i cilës administratë, Sekretari ka sigurinë që informacioni është tërësisht i besueshëm... Nuk është vetëm DASH-i. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI-ja, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet. Së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë”, u shpreh ambasadorja.

Shpjegimi i ambasadores ishte edhe një mesazh për SPAK, strukturë e cila deri më sot nuk dihet nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim për t’u njohur apo administruar këtë dosje.

Ndërkaq, në 2 mars 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për pastrimin e parave, kërkoi ndër të tjetra rritjen e kapaciteteve të prokurorëve për të luftuar korrupsionin, duke e konsideruar end një sfidë zbatimin e reformës penale të vitit 2016 dhe 2017.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Halim: 11/04/2022 21:40

    Dmth nje ish Kryeminister duhet ndjekur penalisht sepse akuza ñdaj tij bazohet ne fakte dhe prova apo sepse e kerkon permes deklaratave burokracia e DASH? Po nje Kryeminister ne detyre? Fjala bie, nese Berisha do te qe Kryeminister dhe dy ministra, nje zv.minister dhe nje deputet do qene ne akuze dhe te arrestuar, njeri madje i denuar, DASHi do i bente thirrje SPAK te hetonte ish kryeministrin qe mund te qe ne opozite, fjala bie Ramen, apo ate ne detyre, bie fjala Salen???? Paksa e trashe dhe logjikisht rrezik paraqet kush eshte ne detyre. Ose keto te DASH iu duket Shqiperia si nje Vietnam i vogel.

    Përgjigju
    • Fatos: 13/04/2022 10:09

      Mik i nderuar.E sjell dhe e slell vërdalkë e gjë skuptova.Por smë shqetësoi kjo.Më shqetësoi krahasumi "e konsiderojnë Shqipërinë Vjetnam të Jugut.E di mirë unë mikë se çbënë amerikanët në Vhetnamin e Jugut,bile e të veriut bombardime me B.me nspalm a bomba mëmë e bija.Por,....por ka një gjë që ndryshonë kryekëput.Në djall vietnami i Jugut ,Laosi,Kamboxhia a Indokina.Llafin e kamë për Shqipërinë.këtë shqipëri me 28 mijë kilometra katrir e kamë,e ke ,e kemi nga presidenti i Amerikës Uilson me ndërhyrjen në konferencln e paqes të parisit në 1919.Ujqërit e Evropës kurvë e plakë Rusia,Anglia,Franca dhe gjalpërinjtë helmus fqinjë propozuan e e tkurën shtetin shqiptar nga Vjosa në Mat.Ai Uilson u tha jo planeve për coptimin e shqipërisë..Por dhe në 1924 amerikanët dolën në mbrojtje të integritetit shqiptar.por edhe në 1949,provokacionet e gushtit,por edhe në 1967 kongresi ballkanik i Janinës..Në historinë shekullire të shtetit shqiptar SHBA qenë garantët e tërësisë tokësore të ahtetit shqiptar.E SIKUR SVETE,ËSHTË BUKËSHKALËLLËK KRAHASIMI ME vjetkongët.Për ne shwiptaret do a sdo ty Amerika është e nëna e babai e bëllai i shtetit e kombit shqiptar.

  • Naumi: 11/04/2022 16:32

    Aq frike ka spaku sa u duket Sali Berisha si Enver Hoxha....

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/04/2022 16:11

    KUSH I PAGUAN KETA QAFIRAT E SPAKUT?

    Përgjigju
    • Ehuuu: 11/04/2022 16:33

      Nga taksat tona paguhen keta legena. Po zdoli nje qe te jet patriot

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?