Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Politikë

Mesazhi i Lezhës e Mirditës për Bashën: I latë demokratët 12 vite në opozitë, për fajin tuaj! Mark Marku, strategji për të bllokuar diskutimet e llogaridhënien

12 Maj 2021, 21:54| Përditesimi: 12 Maj 2021, 22:18

  • Share

LEZHË- Turi i Lulzim Bashës në qarkun e Lezhës, ku mezi kishte mbledhur njerëz dhe nga rrethet Mirditë e Kurbin, është pritur me shumë indiferentizëm.

Demokratët e kësaj treve, ndonëse kanë shënuar rezultat fitues më 25 prill, kanë qënë të bindur se nuk do të lejohen diskutime, mbatje përgjegjësi ëpr humbjen, por do të aplikohet strategjia e gjithëhershme që të flasë kryetari, të akuzohet kundërshtari dhe të mos mbahet përgjegjësi.

Por një demokrat nga Mirdita, në rrjetin social ka publikuar një mesazh domethenës ku i ka renditur të gjitha përgjegjësitë Bashës, që për fatin e lidershipit kanë mbetur demokratët 12 vite në opozitë. Madje ka sulmuar dhe kreun e listës së deputetëve në qark Mark Markun, se aplikoi strategjinë e mbylljes së diskutimeve.

Demokrati Doda thotë se përgjegjësia është PD që i lëshoi gjithë institucionet Ramës, përmes vendimeve të gabuara dhe njëherësh nuk mban asnjë përgjegjësi.

“Lezha më një idiferentizem të paparë ! Mbyllet takimi nga drejtuesi  politik  Mark Marku, më nje stategji  për të mos patur diskutime. kritika analiza!? Kjo strategji u ndjek edhe pak vite më parë  në mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale për t”ju mbyllur  gojen kritikëve qe nuk janë të paktë !?

Askush nuk e përmendë  gafen historike të faljes se pushtetit lokal !? Askush   nuk fol për faljen e reformes territorjale ! Askush nuk foli për neshkimin që na faturojë kualicioni më LSI! Askush nuk foli për dorzimin e mandateve , që nuk finalizuam  asgjë  përveçse ndryshime kushtetuese dhe kodit zgjedhor!?

Zoti mark ! Kot nuk shpërndave edhe do fletë nderi !? mos harro Mirdita ime se i latë demokratet 12 vite  në opozitë !? Nuk arrita më kuptue se cili ishtë mesazhi !? Apo për ti mbajtur demokratet  më rrena  e mashtrime!? Edhe, na vodhen !? Edhe si njohim.!? Edhe do hymë në parlëment !? Shpesh herë përdoret postulati biblik: për fajin tonë!? Për më të madhin fajin tonë !?Shkaku nuk justifikon qellimin ! Nuk e meritojnë demokrat 12 vite në opozitë.!? .Koha ka ardhë për të marrë përgjegjesi çdo njeri prej nesh!? Demokracia eshtë më e kanosur se kurrë.!? kritikat nuk e demtojnë demokracinë!”, shkruan demokrati në rrjetin social./TemA

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?