Mesazhi i Metës para protestës: Jemi në rrezik pushtimi, ejani në Besëlidhjen e re

2 Mars 2020, 09:08| Përditesimi: 2 Mars 2020, 09:14

  • Share

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e protestës me një thirrje për qytetarët që t'i bashkohen në orën 17:00 në atë që ai e cilëson si manifestim kundër qeverisë. Kreu i shtetit risjell në vëmendjen e shqiptarëve Besëlidhjen e Lezhës në 2 mars 1444, duke kërkuar reflektim që një gjë e tillë të ndodhë edhe sot përballë atij që ai e cilëson si 'rrezik pushtimi nga një sekt mafioz' referuar Rilindjes. Ilir Meta sot kërkon një Besëlidhje të re.

"Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë. Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari! Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort! Mirësevjen Beselidhjen e re me Pranverën Kuqezi" Meta. 


Lajmi kryesor:

2 orë tubim/ Meta: Pas 15 marsit firmos shpërndarjen e parlamentit!...Kërcënon të mësyjë Kuvendin nëse 'dekreti nuk merret seriozisht' (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?