Mesazhi i Nokës me Manjën në Whatsapp frymëzon PD: Rama dhe Berisha janë njësoj, koordinohen përmes Ulsiut të dosjes ‘184’

28 Janar 2022, 16:04| Përditesimi: 28 Janar 2022, 16:24

  • Share

Një komunikim në Whatsapp mes Flamur Nokës, mbështetës i Berishës dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, që u bë publik nga një foto dje në Kuvend, ka mjaftuar që PD të nis me akuzat dhe të fantazojë se Berisha dhe Rama po bashkëpunojnë me njëri-tjetrit. PD hedh akuza se ato po bashkëpunojnë edhe në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë më 6 mars, duke gjetur si 'arsye lidhëse' faktin se Ulsi Manja ka komunikuar me Nokën dhe ka dalë në përgjimet e dosjes 184 për zgjedhjet e parakohshme po në Dibër në vitin 2016.

Përmes një video të publikuar ku ka montuar momente të ndryshme, PD shprehet se koordinimi mes Berishës dhe Ramës për këto zgjedhje po bëhet pikërisht përmes Ulsi Manjës.

“Në këto zgjedhje Berisha dhe Rama janë bashke. Ata koordinohen përmes Ulsiut të dosjes “184”, thotë PD. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën”, shkruan PD bashkëngjitur videos së publikuar.

Më herët kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë bashkë Ramën, Metën dhe Berishës si pjesë e trekëndëshit të së keqes "Trekëndëshit Bermuda" duke theksuar se PD është opozita e vërtetë. Këto aludime të PD vijnë edhe nga një foto nga celulari i Flamur Nokës, nga biseda e tij në Whatsapp mes të cilëve është edhe Ulsi Manja, por pa kuptuar se për çfarë kanë komunikuar. Vetë Manja, ndonëse nuk sqaroi se për çfarë kishte biseduar me Nokën, tha se është normale që të ketë shkëmbime mesazhesh me dikë që është prej 10 vitesh në sallën e Kuvendi. Ndërsa nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka konsideruar si prova të bashkëpunimit të tij dhe Berishës me Edi Ramën.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endri: 28/01/2022 17:02

    Asnje lidhje nuk keni me Ramen ju treshja qe duhet te kalbeni ne burg (SB, IM dhe LB)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?