'Mesazhi' i Yuri Kim me vizitën në Tropojë

30 Maj 2023, 20:00| Përditesimi: 30 Maj 2023, 20:02

  • Share

Ambasadorja Yuri Kim ka rreth tre vjet që na ka treguar një inteligjencë të lartë në aktivitetin e saj diplomatik në Tiranë.

Por ajo dha një shfaqjeje teatrale me shumë art dramatik.

Ambasadorja vizitoi Tropojën, dhe atje ajo u prit si një personalitet që e adhuronte Tropoja.

Saliun, për gënjeshtrat e rëndomta kundër saj, nuk e paska besuar as Tropoja!!

Sigurisht.

Kanë qenë gënjeshtra të rëndomta dhe fyese për opinionin publik në Shqipëri.

Saliu është ende në nivelin provincial; që ecën sipas motivit primitiv: po e shava me gënjeshtra në publik kundërshtarin tim, unë vet krijoj qetësi shpirtërore.

Kurse akti që bëri ambasadorja, ishte një skeç teatral me nëntekst të thellë moral.

Ja, unë jam në Tropojë, tha ambasadorja e qeshur - çfarë duhet më shumë për Saliun?

Ka qenë një lëvizje e menduar si në një komedi me nivel.

Gënjeshtrat e një lideri, të kuptuara nga opinioni publik, krijojnë fillimisht një të qeshur nga komedia duke vënë në lojë gënjeshtarin, por, pas kësaj, opinioni publik kalon në neveri për ata liderë që janë vënë në lojë.

Dhe duhet theksuar që ambasadorja Yuri Kim e luajti shumë bukur rolin, sepse nëntekstin, si tallje me Saliun gjatë  asaj vizite, e kuptoi e gjithë audienca televizive.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Icidili: 30/05/2023 22:26

    Berishen e jena zoggomarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?