Foto ilustruese

Kronikë

Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave, parashikimi i motit për ditën e sotme

12 Maj 2021, 07:42| Përditesimi: 12 Maj 2021, 07:43

  • Share

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.

Sipas MeteoAlb paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vranësira të dendura dhe reshje shiu do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Konkretisht me mot të paqëndrueshëm mbetet Veriu, Qëndra, Jugu dhe Lindja. NDERSA përjashtim bëjnë Brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik, KU kthjellimet do jenë dominuese.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?