Ish- Myftiu i Beratit, Qeramudin Durdia është kthyer në vendlindje për muajin e Shenjtë të Ramazanit. Ai prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kur vjen e gjen gjithnjë hapur derën e xhamisë së Plumbit në Berat, jo vetëm për lutje, por për të mbajtur liturgjinë.
“Kam ardhur në fillim të muajit të Ramazanit, më zuri agjërimi këtu. Sa hyra këtu më thanë do na bësh ligjëratën. Kam nxjerrë për botim nja 2-3 libra fillimisht të hapësirës së kulturave islame, një grup përmbledhjesh të ilaive të lavdërimeve të Allahut e Profetit Muhamed”, tha imami.
Qeramudin Durdia sot 77-vjeç rrëfen për jetën e tij, kur nisi rrugëtimin e fesë islame në moshë të vogël. Zgjodhi të ecë në gjurmët e të parëve, duke mesuar për teologji, pasi i ati, gjyshi e deri në brezin e pestë ishin myslimane te devotshem.
“Në vitin 1950 pasi mbarova shkollën fillore, më doli e drejta e studimit në medresenë e Tiranës. Atje mbarova 7-vjeçaren, edhe të mesmen. Më pas m’u akordua e drejta e studimit në Institutin “Aleksandër Xhuvani”.
Edhe pse kreu shkollën e Medresë ne vitet ‘50, ai nuk mundi ta ndjekë ëndrrën e tij gjatë viteve të komunizmit, pasi feja ishte e ndaluar. Ndaj ndoqi studimet e larta për mësuesi dhe e ushtroi këtë profesion për 32 vite.
“Punova 32-vjet mësues, nga cikli i ulët në të mesëm, dhe e mbylla në shkollën më të madhe në teknikumin e madh për Shqipërin e Jugut në teknikumi bujqësore ‘Kristo Isak”. Atje jepja biologjinë e praktikën bujqësore, ndërtova edhe një kopësht botanik, etj”.
Pas viteve ’90 kur ra regjimi komunist u bë Myftiu i Beratit dhe kontributoi në hapjen e disa xhamive. Ndërsa pas vitit 2007 është vendosur ne ShBA ku dhe atje edhe jep kontributin e tij për komunitetin mysliman.
“Punova si myfti rreth 15 vite. Pastaj u lirova nga detyra, dhe sot jam në SHBA në shtetin e New Jersit, kemi 5 xhami atje që i kanë ndërtuar shqiptarët”, shprehet imami për Report TV.
Në mbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe faljes së Fitër Bajramit, ish-Myftiu i Beratit i drejtohet me këtë mesazh besimtarëve.
“Të bëhemi të devotshëm, ne agjërojmë që të kënaqet Zoti me qëndrimin, shembullin, sjelljen tonë”.
Ne kete pike Enveri i vuri fund marrezise.
PërgjigjuSa trim paske qene, o Qeramudin, qe paske luftuar kunder “fanatikeve komuniste”. Te paskan bere edhe mesues ata qerrata komunistash.
PërgjigjuTë flasim, ligjërojnë e tè predikojnë në Shqip.....,kjo është e rëndësishme! Të rrojë Kombi Shqiptar e Gjuha e Perëndive!
Përgjigju