Politikë

Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita

8 Shtator 2021, 12:09| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 21:50

  • Share

Presidenti Ilir Meta dekreton emërimin e Prof. Dr. Luan Përzhita, Rektor të Studimeve Albanologjike.

Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar sot në institucionin e Kreut të Shtetit, në prani të Ministres të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, të akademikëve dhe personaliteteve të shkencave albanologjike, Presidenti Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Prof. Dr. Luan Përzhitës, duke i uruar suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.

Presidenti Meta thekson rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të shkencës të Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.

Për Kreun e Shtetit, mbështetja më thelbësore dhe me vizion e shkencave albanologjike është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?