Ilir Meta dhe Ardian Dvorani

Meta: Dorëzova prova shtesë për Dvoranin në SPAK, do shpartalloj grushtin e shtetit (Dokumentet)

18 Shkurt 2020, 14:10| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 14:46

  • Share

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se padisë së regjistruar në SPAK në 26 dhjetor të vitit të kaluar kundër kreut të KED-së për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit i ka shtuar prova të tjera. Por cilat janë provat e reja që ka dorëzuar Ilir Meta? Në faqen e Presidencës, kreu i shtetit ka publikuar dy dokumentet, që sipas tij janë provat.

Dokumentet janë një korrespondencë për informacion mes kryetarit të KED-së dhe Kryetarit të Kuvendit lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Një gjë të tillë Presidenti e paralajmëroi dje në konferencën për mediat. Ilir Meta u shpreh dje se kreu i KED-së Ardian Dvorani në shkelje të ligjit përmes një shkrese të datës 8 Nëntor, ka keqinformuar Kuvendin duke fshehur informacionin e mbërritur nga Presidenti i Republikës në datën 5 Nëntor lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ilir Meta u shpreh se e kishte informuar kreun e KED-së mbi vullnetin e tij të shprehur për ushtrimin e kompetencës për vakancën e krijuar me emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Por në korrespodencën me Kuvendin, kreu i KED-së thotë se 'Nga Presidenti nuk na ka ardhur ndonjë njoftim për emërimin e njërit prej kandidatëve dhe as në faqen zyrtare nuk rezulton që të jetë bërë publike dhe kështu kandidatja e renditur e para Arta Vorpsi konsiderohet e emëruar gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese'. Kjo, sipas Metës është një provë, që Dvorani ka gënjyer dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

"Të dashur qytetarë, pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani. Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale. Ju garantoj se grushti i shtetit do shpartallohet në mënyrën më shembullore!" shprehet ai.

Shkresa e Gramoz Rucit drejtur Ardian Dvoranit

 

Përgjigja e Ardian Dvoranit per kryetarin e Kuvendit

Komento

Komente

  • Enver: 18/02/2020 20:35

    Ashtu me te lumte, shpartalloje armikun e kllases.Si ne rrethim,sic te kam mesuar ú, ne njeren dore kazmen e ne tjatren... Bllokun.

    Përgjigju
  • Jorgo: 18/02/2020 20:28

    RESPEKTE pafund për ARDIAN DVORANIN e NDERUAR ! NEVERI dhe URREJTJE pafund për Presidentin KryeKusar dhe KryeHajdut me DAMKË ! Likja nga Çepani i Skraparit po ikën për LESH BUBI ,çdo ditë që kalon ! Like HAJDUTI dhe Like KUSARI i LSI TRADHËTISË !!

    Përgjigju
  • Peqi: 18/02/2020 18:09

    Po ku je ti o kryehajduti i Shqiperise.Po ti more zoteri duhet te ishe ne burg me kohe.Po ti dhe shpura jote nuk keni lene gje pa vjedhur,me tendera,me flori,me vende pune,me me,me nuk kane fund bemat tuaja si familje.Zoti ju gjykofte per cfare keni bere.

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/02/2020 17:25

    OFL DHE SPAK-u iu ka fut në palcë të kurrizit,si Likes ashtu sales me të birin e tij dhe shumë të tjervet as gjumë nuk po munden të bëjnë...! Me të vertet është dal jasht në sheshë kjo KQK...nuk keni për të shpëtuar në asnjë mënyrë...!!!

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI qè e la mamaja Karakurvè nèpèr Ferra dhe e Gjetèn Plakat e Lagjes: 18/02/2020 16:26

    Do tja RRUASH me BRISK GILLETTE ARDIAN DVORANIT të NDERUAR dhe të RESPEKTUAR , sepse NUK ka më BRISQE ASTRA !!! ARDIAN DVORANI është SHQIPTAR ATDHETAR dhe me INTEGRITET dhe MORAL të pa lëkundshëm , kurse ti President HAJDUT dhe KUSAR ke NJË MIJË e NJË të ZEZA !!! JE HAJDUT , VRASËS , TRADHTAR , PLEHRË , FUNDËRRINË , BANDIT , MAFIOZ , NARKO-TRAFIKANT KOKAINE , GRABITQAR i THESARIT të SHTETIT në KRRABË , që do ti PAGUASH të gjitha si FAMILJE , sepse të kanë MALLKUAR çdo ditë mbi 3 MILION SHQIPTARË të NDERSHËM dhe ATDHETARË !!!! VDEKJE VDEKJE e BANDËS KRRIMINALE dhe e KOPESË së HAJDUTËVE të LSI KRYEKURVËS !!!! RESPEKTE dhe vetëm RESPEKTE për BURRIN e HEKURT ARDIAN DVORANI !!!

    Përgjigju
    • Tu shtofshin ditet ..Boss je ..: 18/02/2020 17:19

      Boss je ..Bravo mese te verteta fjalet qe ke komentuar..

    • Rit: 18/02/2020 16:31

      Te dy by.... jane po dvorani esht me shume mos e lavderoni kot

  • F-35: 18/02/2020 16:12

    Po LORA.

    Përgjigju
  • LORA: 18/02/2020 15:34

    Mbeshtes me gjithe forcen e arsyes sime profesionalizmi dhe patriotizmin e Ardian Dvoranit.

    Përgjigju
    • Rit: 18/02/2020 16:32

      Profesionalizem dhe patriotizem Ardian Dvorani? Edhe me pak se Meta i ka te dyja

  • O tej: 18/02/2020 15:20

    Merak kam a ke mbledh brisqe se helbete te duhen

    Përgjigju
  • Tutu: 18/02/2020 15:06

    Nxirr bllokun e ZI Like hajduti...

    Përgjigju
    • Arbëri: 18/02/2020 17:26

      Bravo

  • Hahahaaaaaa: 18/02/2020 14:32

    cfar kllouni haaaahahahaaaaaahahahaha

    Përgjigju
  • Daja: 18/02/2020 14:22

    Mesoje mire deren e SPAK-ut Like se do vesh vete shume shpejt,populli mezi po e pret.

    Përgjigju
  • Andi: 18/02/2020 14:20

    Ato provat e reja veri ne b... se askujt nuk i vlejne,ti Like je nje monster,nje kryehajdut,nje njeri me shpirt te vogel e katran qe nuk i duhet as dreqit,prototipi i ligesise provinciale.

    Përgjigju
  • Taulant: 18/02/2020 14:16

    Tylylyly hapni rrugen se po kalon ruli i Metes. Ik o ... se s'te vjen kush nga pas ty dhe Sales, keni mbetur dy hiena te cofta.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 18/02/2020 14:15

    E shpartalluar do perfundoje Monika. E shpartalluar ne te gjitha kuptimet e fjale.

    Përgjigju
  • Andi: 18/02/2020 14:15

    Sa here afrohen samitet e BE ku behet fjale per Shqiperine, Likja deliron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?