Balla sfidon Metën: Shqyrtimi i dekretit të Metës përfundon pas 15 marsit! Presidenti i vjen 'anash' Kuvendit

4 Mars 2020, 11:09| Përditesimi: 4 Mars 2020, 13:29

  • Share

TIRANE- Dekreti i presidentit Ilir Meta do të shqyrtohet nga Kuvendi pas datës 15 Mars, datë kur kreu i shtetit ka deklaruar se do të shpërndajë parlamentin në rast se nuk votohet dekreti i tij për betimet në Kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha sot se Kuvendi do të njoftohet nesër lidhur me dekretin e presidentit dhe sipas procedurës do duhen tre javë për përfundimin e shyrtimit të saj. Ai tha se do të pritet edhe opinioni i Venecias lidhur me makanizmat zhbollues, teksa shtoi se raporti do të vijë brenda "Sulltan Novruzit", (datës 22 Mars).

Ndërkohë që pas paralajmërimit të Metës për shpërndarje të parlamentit, Balla i kujtoi atij se Kuvendi mund ta shkarkojë atë, duke qenë se është nën hetim, ndërsa shtoi se ai i vjen 'anash' Kuvendit.

Balla gjithashtu tha se duhet propozuar një ligj që të parashikojë kur presidenti merr foltoren dhe e përdor atë për një garë të brendshme me opozitën, duke e cilësuar tubimin e tij një garë për lidership brenda saj.

"Unë nuk përgjigjem me emocione. Unë përgjigjem me respekt dhe drejtësi sa i përket Kushtetutës. E garantoj presidentit që do ta shqyrtojmë dekretin. Besoj që bashkëndajmë të gjithë vlerësimin që Shameti është një prej profesorëve të drejtësisë në vend. Shameti është iniciues i këtij ligji. Shameti është deputet i Skraparit dhe shpresoj që urrejtja e Metës të mos lidhet me të", tha Balla.

Ora 11:40
Balla: Duhet një ligj që të kufizojë presidentin të përdorë foltoren për garë të brendshme me opozitën

1583316743_balla.jpg

Sekretari i Përgjitshëm i PS, Tualant Balla ka deklaruar se duhet propozuar një ligj që të parashikojë kur presidenti merre foltoren dhe e përdor atë për një garë të brendshme me opozitën

"Ka ardhur koha, që jemi të vonuar, madje shumë të vonuar për të rregulluar funksionin edhe organizimin edhe të presidentit me një ligj që sic e ka cdo vend duhet të kemi dhe ne një ligj që duhet të parashikojë rastet kur Presidenti merr foltoren dhe e përdor atë për një garë të brendshme me opozitën.

Kjo që po ndodh s’ka të bëjë aspak me një marrëdhënie normale të insititucionit të presidentit dhe Kuvendit, por me një garë të brendshme brenda opozitës ku është çelur një sezon, një garë për lidershipin, pasi të mbarojë ky proces do dimë kush është kryetari i ri i opozitës.

Ndërkohë që lidhur me numrin e personave që morën pjesë në tubimin e Metës, Balla tha se është normale të mbledhësh ato pak anëtarë që i kanë mbetur një partie.

S’kam asnjë koment se unë si organizator i vjetër i shumë protestave e takimeve elektorale të PS më duket normale të mbledhësh ato pak anëtarë partie që kanë mbetur nga falimentimi i SHPK sic thoshte Basha", tha Balla.

Ora 11:38
Balla sfidon Metën: Shqyrtimi i dekretit përfundon në pas 15 Marsit! Nuk flas për 'besëlike'

1583317050_metaa22.jpg

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh se për shqyrtimin e dekretit të presidentit Ilir Meta do të ndiqet procedura e cila duket se do të kalojë afatin e vendosur nga kreu i shtetit, pasi në të kundërt ai paralajmëroi se do të shpërndajë Kuvendin.

Ka procedurë Kuvendi, në datën 5 njoftohet, prej atij momenti hyn në kalendar, që është 3 javor, shpresoj që komisioni i cështjeve ligjore të marrë kohën e nevojshme për ta shqyrtuar, e besoj që në mos në seancën e datës 19 mars, në seancën tjetër pasardhëse ai të jetë gati.

Unë nuk flas për “besëlike” në asnjë moment, unë flas për procedurë parlamentare. Ne kemi mbështetur një projektligj që është i bazuar edhe në opinionet e Komisionit të Venecias që është institicion i gjithëpranuar për këshillimin që jep sa i përket cështjeve të një shteti me kushtetutën e vet, në këtë kuptim, Komisioni i Venecias e ka të qartë opinionin e vet për mekanizmat zhbllokues.

Rasti për Ukrainën është i plotë dhe shterues, për cdo lloj paqartësia ka pasur konsultim tjetër dhe nga komisioni raporti paraprak do jetë gati brenda kësaj jave, në javën pasardhëse, s’do ketë takim në Venecia por komunikim përmes botës dixhitale. Besoj që brenda Sulltan Novruzit do kemi raportin“, tha Balla.

Ora 11:11
A do ta shpërndajë Meta parlamentin më 15 Mars? Balla: Presidenti i vjen anash Kuvendit

1583316502_balla.jpg

A do ta shpërndajë Meta parlamentin më 15 Mars? Balla: Presidenti i vjen anash Kuvendit.

"Kushtetuta dhe rregullorja i kanë të përcaktuara rastet kur presidenti mund t'i drejtohet Kuvendi. Republika e Shqipërisë është e pastër. Presidenti i Re[ublikës i zgjedhur në atë detyrë nga Kuvendi e di shumë mirë këtë mungesë të së drejtës së presidentit për të pasur këtë lloj qasje në raport me Kuvendit. Kuvendi mund ta shkarkojë presidentin. Presidenti i vjen anash Kuvendit për ta shkarkuar. Presidenti duhet të kuptojë se është një person nën hetim për shkelje të kushtetutës", tha Balla.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Terrmetiu: 05/03/2020 03:16

    O Koke kotec pulash parlamentit eshte parti socialiste te shikojme kush do fitoje brigade roso e ed Rames Me krricat TIJE apo Likja

    Përgjigju
  • edi: 04/03/2020 17:05

    Nu kuptoj sa shume te duruar ate KOMUNIST Meta . Merreni futeni brenda oa k/hajdut qe vodhi Kombin dhe Popullin dhe Floririn dhe te habit Ai eshte ne grahmat e fundit Futeni brenda dhe te shohin ato Shqipetare qe nuk kane dhemshuri per prinderit se cfare i beri ai Meta me Berishen U tradhetuan U Denigruan I vodhen dhe i plasen qe te vritnin Shqipetari Shqipetarin Veri -Jug Te dy si Meta dhe Berisha erdhen ne ate vend Breke Shqyer dhe pa Corape Si perfunduan Milioner me Shtepia Luksoze ne Gjirin e Lalezit me bisnese dhe Floririn e Krrabes A e beri Meta SSiglen me Shqiponjen kur VODHI FLORIRIN PYETENI O FRIKACAKE ATE KODOSH KOMUNISTI

    Përgjigju
  • Beni: 04/03/2020 15:53

    Shametin beheni minister drejtesie mos e mbani kot

    Përgjigju
  • Qytetar...: 04/03/2020 15:51

    Shametin beheni minister drejtesie meqe e quani Profesor,mos vendosni kukulla qe nuk din te lidhin dy fjale

    Përgjigju
  • Populli: 04/03/2020 13:19

    O Taulant o injorant ke fatin e mire sepse ndodhesh mes injoranteve por te ishe ne nje vend tjeter e shikoje mire se cfare te ben forca e popullit

    Përgjigju
  • ren: 04/03/2020 12:37

    Likja shkret bashk me sal lokun, lul budallain, ndoka noka paloka, sdin ku kan koken, i pret vetem Reçi, kush esht i zgjuar ti rrije larg Like floririt, nejae ku ka te zgjuar te Pd, :)))

    Përgjigju
  • London: 04/03/2020 11:44

    Popullit ju ka ardhe ne fyt litari i Rilindjes se rrenave keshtu qe nuk mban me

    Përgjigju
  • Qytetar: 04/03/2020 11:34

    O koke qoshe Populli do tju SHKELE Me KEMBE

    Përgjigju
    • Xhevit: 04/03/2020 14:37

      Do ja rruani me Ujë te ngrohte.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?