Ilir Meta

Ngjela: Meta ka rënë në qerthullin kriminal- krimi ndjell krimin

9 Qershor 2019, 13:07| Përditesimi: 9 Qershor 2019, 13:23

  • Share

Qëkurse u shfaq me forcë tragjedia shekspiriane, doli kjo aksiomë që u quajt: krimi ndjell krimin.

Kështu po i ndodh edhe Metës. Duke dashur të shpëtojë nga krimi i vjedhjes që e ka mbi shpinë - se Meta do të jetë nga të parët që do të arrestohet nga SPAK - shkon dhe bën edhe një krim shtetëror. Ai po kërkon që me një akt administrativ të shtyjë datën e zgjedhjeve, të cilën e ka dekretuar vetë. Dhe data madje është edhe një kërkesë kushtetuese.

Por duhet të theksojmë se aksioma "krimi ndjell krimin" vjen për faktin se i inkriminuari gjithmonë kërkon që me krim t'i shpëtojë ndëshkimit. Kjo po i ndodhi edhe Metës.

Dhe ka folur dje se të hënën do të nxjerrë dekretin e tij antidekret. Domethënë asgjë. Mendon se me asgjënë mund të destabilizojë Shqipërinë që ky vetë të shpëtojë veten dhe gjënë e vjedhur.

Mafia dhe krimi i organizuar ka pasur dhe ka si natyrë terrorizmin për të shpëtuar nga ndëshkimi. Por edhe kjo e Metës është në fakt një akt Terrorist. Akti i tij administrativ, nëse vërtet del, është nul. Është i tillë sepse nuk ka forcë juridike. Domethënë nuk jep pasojë juridike.

Nëse maxhoranca dhe Parlamenti nuk e përfillin. Nuk ndodh asgjë.

Por, a mund të shkarkohet Presidenti për këtë shkelje? Sigurisht që po. Në një vend Perëndimor mund edhe të arrestohej në flagrancë. Nëse politika e lartë perëndimore e kërkon këtë, sepse do ta quajë një akt destabilizues në një vend sensibël të NATO-s, Meta edhe mund të arrestohet, se maxhoranca dhe qeveria aktuale e ka për detyrë.

Shqipëria është një vend i NATO-s në një zonë me rrezik destabilizues nga ndërhyrja Ruse. Po Metës, Moska ia ka kërkuar? Këtë duhet të na i thotë Uashingtoni.

Po Meta, a mund të tërhiqet? Fakti që nuk e nxori dekretin kërkon që të testojë ndërkombëtarët. E mira ishte që ta kish nxjerrë dekretin që shqiptarët të shpëtonin nga një i korruptuar ordiner që e kanë dhe President. Po shenjat janë që nuk do ta bëjë.

Komento

Komente

  • Hinglateri: 09/06/2019 16:40

    Avokat! Metaka rene ne gropen e mu... si i behet se na qelbi?

    Përgjigju
  • Cubi: 09/06/2019 13:43

    Kur do vije ajo dit dhe te shpetoi kombi qe ka 30 vjet qe renkon!!!!!!!!!!!!!!!!!Ta ndegjoft zoti Ngjela.

    Përgjigju
  • A eshte Presidenca nje qender e spiunazhit rus?: 09/06/2019 13:40

    Vendimi i pa arsyetuar,i nxituar dhe ne radhe te pare anti kushtetues ishte pasoje e frikes qe kaploi bashkepunetorin Ilir Floriri ne tentativen e grushtit te shtetit. Ai duke e ditur se investimi rus per protesten e tete do te nxirrte zbuluar Salehun,Moniklen,Lulin dhe vet Floririn nderpreu aksionin e grushtit te shtetit dhe i mori Lulit frenat e protestes per te mos u zbuluar plani tyre i ndyre. Presidenca po punon edhe diten e pushimit, sepse duhet te bind edhe ShBA e BE,por edhe investitoret rus,te cilet i kerkojne llogari per paret qe jane harxhuar per protesten.Po te nisesh nga shifrat e grupit Saleh,ilir,monikla e luli per 70 mije protestues duhen mbi nje mije autobuze pagesa e te cileve vajtje ardhje eshte bere me rubla....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?