Meta mesazh krerëve të partive: Mos intimidoni votuesit, kjo është e papranueshme! Rama iu thotë kryebashkiakëve ‘dua 800 mijë vota’

4 Mars 2021, 11:24| Përditesimi: 4 Mars 2021, 13:23

  • Share

1614855150_00b282ac05eb447e98a817960850c986.jpg

Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje të gjitha partive politike që të mos intimidojnë votuesit në zgjedhjet e 25 prillit.

“Do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, që s’ka rëndësi kush voton, por numërojmë ne. Kjo punë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Është detyra jonë të edukojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është vota e tyre. Vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, çon përpara demokracinë, e forcon dhe përmirëson atë. Partitë të paraqesin alternativat e tyre dhe jo të intimidojnë votuesit, se kjo është e papranueshme.

Presidenti Meta deklaroi se sipas tij kryeministri Rama u thotë kryetarëve të bashkive se do  800 mijë vota nga ata.

“Ne jemi këtu për shkak të degradimit të zgjedhjeve, të Kushtetutës, të heqjes së kompetencave Presidentit. Presidenti ka qenë shumë i qartë, pavarësisht toneve. Presidenti ka thënë se në qoftë se kjo shumicë konfirmohet fituese pa prekur votën, presidenti jep dorëheqjen në datën 26 prill dhe këtë le ta dinë të gjithë. Unë jam një President që nuk i jam trembur kurrë zgjedhjeve. Kam thënë dhe para dy vitesh se kjo krizë zgjidhet me zgjedhje. Nuk i jam shmangur asnjëherë kësaj sfide, por ama që ti të dhunosh dhe njëherë popullin shqiptar, kushdo qofsh, kjo është një gjë që nuk ka më ku të shkojë e ku të rrijë, sepse e dimë më c’do të thotë të humbasë edhe njëherë mundësinë Shqipëria. Kështu që Presidenti ka thënë, nëse ka dikush merak që ndikon për ish-partinë e tij, ta ndëshkojnë, nëse ajo përpiqet të vërë dorë mbi zgjedhjet.

Të ndëshkojnë ish-partinë e tij. Këtë duhet ta bëjnë edhe vetë kryetarëve e partive të tjera. Për Presidentin ka rëndësi vetëm që vota të jetë e barabartë. Ama nëse kryeministri për fat të keq mbledh kryetarët e bashkive dhe iu thotë publikisht që ‘dua 800 mijë vota nga ju’, këtë nuk e di. Kjo mua nuk më duket e pranueshme. Të tjerët përpiqen ta kthejnë në një problem personal, por nuk është problem personal”, u shpreh Presidenti Meta.


Lajmi kryesor:

Habit Ilir Meta: S’pres nga drejtësia zgjedhje të lira, do bëj fushatë në të gjithë Shqipërinë! Nëse PS fiton pa prekur votën, dorëhiqem më 26 prill (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?