Politikë

Meta: NATO të punojë për të mbajtur Ballkanin të orientuar drejt

21 Nëntor 2021, 14:57| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 14:59

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Shqipërisë, por edhe nga vende të tjera të NATO-s.

Përmes një postimi në 'Facebook', Meta bën me dije se në fokus të takimit kanë qenë sfidat e NATOS-s për të garantuar paqen, duke theksuar edhe kontributin e dhënë nga  Shqipëria si anëtare e kësaj alenace. Meta shkruan se NATO duhet të punojë për të mbajtur Ballkanin orientuar drejt Perëndimit.

"Vërtet kënaqësi të takoja drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s. Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me sfidat e sigurisë dhe rëndësinë që ka Aleanca në funksion të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe botë.

Theksova nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO-s, duke evidentuar dhe kontributin tonë në misionet dhe operacionet e përbashkëta. Duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut", shkruan Meta.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?