Meta në Burgun 313, Tedi Blushi: Ka urdhër terrorist për asgjësimin fizik të kundërshtarëve të Ramës! Gjendja shëndetësore? E shkëlqyer

23 Tetor, 20:17| Përditesimi: 23 Tetor, 21:58

  • Share

Nënpresidenti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi mbajti mbrëmjen e sotme një konferencë për mediat pasi vendimit të GJKKO për të lënë në burg liderin e kësaj partie Ilir Meta. Blushi vijoi me akuzat ndaj gjykatës dhe nuk harroi pa anatemuar kreun e SPAK, Dumani dhe prokurorin Arben Kraja.

'Ky vendim i turpshëm i GJKKO kundër opozitës që konfirmon rrëshqitjen në diktaturën është vijim i agresionit të pastër terrorist të narko shtetit kundër presidentit Meta opozitarizmit pluralizmit dhe demokracisë që u konfirmua sot në sallën e gjyqit nga terrorist Dumani dhe ish hetuesi i diktaturës Arben Kraja. Ky akt që vjen fill pas skenarit destabilizues për eliminimin fizik provon kapjen e institucioneve nga Ramaforma.'

Blushi tha edhe një herë se ka pasur tentativë për eliminim fizik të Metës për një sërë arsyesh që sipas tij janë politike.

'Sot morën urdhrin terrorist për vrasjen e kundërshtarëve politik për llogari gjoja të miqve të huaja. Meta sot i burgosur politik për shkak të vendimeve të drejta dhe parimore politike patriotike në mbrojtje të interesit kombëtar të sovranitetit, mbrojtjes pa kompromis të kufijve të Kosovës, kundër Ballkanit të Hapur, kundër korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës. PL duke shprehu solidaritetin me të burgosurin politik zoti Meta vijon aksionin politik në lidershipin e tij. PL më e vendosur se kurrë të intensifikojë aksioni politik në terren për identifikimin de korrupsionit skizofrenik për një alternativë qeverisëse me 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus. E vetmja alternativë për PL dhe opozitën mbetet përballja dhëmbë për dhëmbë me ta dhe narko shtetin.'

Ndërkohë bën edhe deklaratën e fortë se nëse Meta do kishte ashtu siç e lejon ligji, gardistë me vete aty do të kishte pasur gjakderdhje.

'Ka pasur një skenar ogurzi destabilizues për eliminimin fizik nga banda e armatosur terroriste në urdhrat e Edi Ramës. Në rast se në automjetin e zotit Meta do ishin punonjës të gardës do kishte gjakderdhje. Vetë banda ka marrë pjesë në këtë aksion me përfaqësues të grupeve më të rrezikshme kriminale në vend, me makina pa logo policie e pajisur me armatim të rëndë ndaj një personaliteti të lartë në vend. Ju besoj jeni në dijeni të dhunës fizike ndaj zotit Meta. E dëgjuat sot Ramën si tha: Jemi gati të vrasim edhe për miqtë. Urdhër terrorist për asgjësimin fizik të kundërshtarëve politik të Ramës. Paralajmërimin e kam bërë, Rama në rast se zotit Meta i ndodh gjë Rama do të mbajë përgjegjësi personale.'

Sa i përket pyetjes nëse Meta është në gjendje të mirë shëndetësore, Blushi u kap me ata analistë dhe gazetarë që shpërndajnë lajme të tilla duke siguruar se Meta është në gjendje të mirë.

'Jo çdo debil që maskohet si gazetar por që paguhet nga zyra e propagandës duhet marrë për bazë. Janë debila politike që bëhen si gazetarë. Janë të njëjtat personazhe që flasin për shtëpitë pa drita në Korçë. Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Dhe nëse i ndodh diçka e papritur përgjegjësinë e mban zoti Rama. Për këta debila që dalin në studio nuk kam asnjë koment. Të gjithë tallen dhe qeshin me ta.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kaq kam: 23/10/2024 22:57

    Po ky në Mars jeton që nuk e di që partia e Likes ka vdekur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?