Meta në takim me ambasadorin e ri të Meksikës në Shqipëri: Liberalizoni vizat për shqiptarët

12 Mars 2021, 10:49| Përditesimi: 12 Mars 2021, 10:59

  • Share

Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, shkruan se gjatë takimit ka shprehur interesin e tij për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, në turizëm, kulturë dhe fusha të tjera.

Presidenti shtoi se i ka kërkuar atij, ashtu si edhe Shqipëria më parë të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

“Duke shprehur rëndësinë, që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Meksikën, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tonë.”, shkruan në fund të postimit Meta.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?