Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka folur për gazetarët pas takimit me Sali Berishën, Meta tha se përshëndet përpjekjet e opozitës për të unifikuar aksionin opozitar. Ai tha se fokus do jetë kthimi i llogaridhënies, ndërsa paralajmëroi edhe protesta.
“Jemi në këto rrethana kur skandalet e qeverisë, korrupsioni mbivendosen njëri me tjetrin, problemet ekonomike rëndohen dhe që sjellë fenomenin e largimit. Është detyra e opozitës në rivendosjen e Shtetit të së Drejtës, Demokracisë dhe llogaridhënies. Kjo përfshin angazhimin parlamentar. Përshëndes çdo përpjekje për të unifikuar potencialin e opozitës. Jemi në kontakt me të gjitha grupet e interesit. Jemi kudo ku kërkohet angazhimi dhe kontributi. Dega e PL-së në Kukës ka qenë aktive. Deputetët tanë janë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim.
Asnjë diskutim që do të ketë dhe data protestash, po nuk është kjo më e rëndësishmja. Nuk jam këtu për t'u marr me procedurat teknike, opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t'i dhënë përgjigje të gjithave këtyre sfidave që kanë sjellë një situatë kaq të rënduar”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kukës, Meta e Berisha takim 'kokë më kokë'! Basha vendos ‘orët e fundit’ për kandidatin
SI.E.//ReportTv.al