Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit të PE: Mbështetës i integrimit të Shqipërisë

11 Janar 2022, 09:25
  • Share

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit të PE, David Sassoli. Meta e konsideroi Sassolin si mbështetës të zgjerimit të BE dhe integrimit të Shqipërisë.

“I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianisti të shquar dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Ngushëllime për familjen e Tij dhe institucionet europiane”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Presidenti i PE, David Sassoli! Rama: Avokat i zjarrtë i Shqipërisë! Meta: Mbështetës i integrimit! Basha: Mik i shqiptarëve! Delegacion i BE në Shqipëri: Evropian i madh


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?