Meta sulmon sërish kreun e SPAK: Dumdumani marjonetë e Ramës, përdoret për të goditur opozitën

15 Qershor, 20:30| Përditesimi: 15 Qershor, 23:06

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Nga Roskoveci, në një deklaratë për mediat, Meta e quajti sërish ‘Dumdumani’, duke e akuzuar kreun e SPAK që është një marjonetë e Edi Ramës.

“Është denoncim i këtij narko regjimi që ka instaluar Rama bashkë me McGoniogal e tij, duke përdorur marioneta të tilla si Dumdumani. Dumdumnai përdoret për të goditur figura të opozitës që të mos shqetësohet Rama për skandalet e panumërta që ai ka bërë dhe bën çdo ditë. Si shpjegohet që ka gjysmën e qeverisë në burg për 17 vendime që janë pranuar në praninë e tij për 2 orë, janë kundërshtuar e zeza mbi të bardhë drejtori i prokurimeve, dhe ai nuk është thirrur asnjëherë, përveç dhjetëra aferave të tjera. Si mund të jetojë ende në liri dhe vazhdon të vjedhë shefi i kompanisë së vërtetë 5D, Erion Veliaj”, tha Meta.

Sipas Metës, edhe ato rezultatet në luftën ndaj korrupsionit janë rezultat i denoncime e të opozitës, por edhe këtu akuzon SPAK se i ka zvarritur dhe ka bërë përzgjedhje selektive për njerëzit që nuk i duhen më Ramës.

“Edhe ato statistika që përmenden si arritje në luftën e korrupsionit, janë si rezultat i denoncime të vazhdueshme të opozitës, SPAK ka meritë që i ka zvarritur, sidomos zgjedhjet që janë bërë para zgjedhjeve i hetonte pas zgjedhjeve pasi i blinte Rama. Kanë bërë zgjedhje selektive të personave që s’i duheshin më Ramës.

Dumdumani ka merak të madh, thotë se nuk e ndërpresim se kemi hall se Shqipëria shkon në arbitrazhe për inceneratorin që nuk eksiton. Pse se ka hall Edi Rama. Ajo vetëm me portin e Durrësit që e ka prish në mënyrë të njëanshme e ka zhyt Shqipërinë në mijëra borxhe, kur paska hall për arbitrazhet pse nuk e arreston Ramën e Veliajn. Ka hallin e pushtetit të Ramës”, u shpreh Meta.

Sulmet e Metës për Dumanin u rikthyen sërish pasi ai u thirr në SPAK për dosjen e hetimit pasuror dhe lobimit të LSI në SHBA.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?