Ambasadori i Norvegjisë dhe Ilir Meta

Meta takim me ambasadorin e Norvegjisë: Vlerësojmë mbështetjen tuaj për integrimin, të forcojmë bashkëpunim në të gjitha fushat

20 Janar 2021, 11:15| Përditesimi: 20 Janar 2021, 11:17

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl ku janë vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Meta ka vlerësuar mbështetjen e Norvegjisë për integrimin e Shqipërisë  dhe marrëdhëniet  e mira mes dy vendeve. Kreu i shtetit kërkoi forcimin e bashkëpunimit në disa fusha si bujqësi , turizëm, ekonomi dhe arsim.

"Një takim i ngrohtë pune me Ambasadorin e Norvegjisë, Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl. Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe politikën e saj inkurajuese ndaj afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në planin politik, veçanërisht konkretizimi i tyre i suksesshëm në planin ekonomik, mbeten model dhe nxitje për të shtuar përpjekjet tona në shfrytëzimin e mundësive dypalëshe edhe në fusha të tjera, si bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregti dhe arsim", shkruan Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?