Meta thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së Berishës: Nesër flet populli, të gjithë duhet t’i binden

10 Shkurt 2023, 14:35| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 14:47

  • Share

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa pohoi se nesër në shesh do jetë populli i Shqipërisë. Meta në një deklaratë për mediat  theksoi se nesër do të flasë populli dhe të gjithë duhet t’i binden atij.

'Jam i bindur se populli do të jetë nesër në shesh për të kërkuar llogari. Edi Rama më mirë se kushdo tjetër e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shmanget pasi populli i Shqipërisë nuk do të lejojë askënd të luajë me fatet e tij. Fshehja e dëshperuar e Edi Ramës me javë të tëra dhe shmangja e llogaridhënies dhe transparencës përpara parlamentit me shpresën e mjerë se mund të kalojë situatën janë thjesht një iluzion i një të mbyturi që kapet pas fijes së barit. Populli është vetëm ai që jep pushtet por edhe ja heq pushtetin atij, që e përdor vetëm për të grabitur paratë e popullit dhe për të shitur interesat e tij. Populli i Shqipërisë jam i bindur se e ka marrë vendimin. Ai s'mund të lejojë kurrë që Edi Rama të vazhdojë të trajtojë zyrën e kryeministrit si një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve. Populli s'mund të lejojë kurrë që zyra e kryeministrit të përdoret për korrupsion politik dhe financiar pa fre, në vend që duhet t’i jepte zgjidhje shqiptarëve për të luftuar varfërinë dhe papunësinë.

Populli s'mund të lejojë kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin duke larguar qindra mijëra shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë nga atdheu i tyre. Populli ka vendosur që Edi Rama të largohet një orë e më parë si një mafioz tashmë i provuar edhe botërisht me fakte dhe si një i korruptuar që s'ka asnjë lidhje me postin dhe institucionin kushtetues të kryeministrit. Edi Rama është tashmë vetëm një subjekt i merituar për drejtësinë për veprimet e tij shumë të rënda kundër kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare me miliarda euro. Edi Rama është sot i provuar me fakte si korruptuesi i Mc Gonigal, si grabitësi i qindra milionë euro me inceneratorët, i miliarda eurove tek Porti i Durrësit, tek koncesionet, tek qindra tenderat sekretë, si shkatërruesi i Teatrit dhe si koka e qindra aferave me energjine elekrike, ujesjellsësat, tjetërsimin e pronave të qytetarëve shqiptarë dhe gjithçka.

Edi Rama është sot shkaku kryesor i mjerimit të shumëanshëm të shqiptarëve të ndershem dhe punëtorë. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për shpopullimin e Shqipërise por dhe njëkohësisht për mbipopullimin e burgjeve të Shqipërisë. Shqipëria dhe populli shqiptar janë këtu në mijëra vjet dhe këtu do të jenë në jetë të jetës dhe nuk do të lejojnë kurrë që një gjakprishur antishqiptar të trondisë ekzistencën e tyre. Ndaj 11 shkurti do të jetë dita e vendimit mbarëpopullor për rivendosjen e llogaridhënies së rreptë dhe pa kompromis që vendos Shqipërinë dhe shqiptarët të parë përgjithmonë. Nesër Shqipëria dhe shqiptarët vendosin dinjitetin e tyre në vend, dinjitet që nuk do të guxojë kush t’ua shkelë e nëpërkëmbë më, në të ardhmen. Nesër populli flet dhe të gjithë duhet të dëgjojnë e ti binden vullnetit të tij.'- u shpreh Meta.


Lajmi kryesor:

Berisha jashtë kontrollit: McGonigal, Veliaj e ministra kanë bërë orgji në klube nate! Rama i kërkoi të hetonte gjoja atentatin ndaj Tom Doshit (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?