7 Marsi/ Politika shqiptare uron mësuesit

7 Mars 2019, 08:27| Përditesimi: 7 Mars 2019, 17:04

  • Share

Urimet për ditën e mësuesve, 7 Marsin, i ka bërë edhe politika shqiptare. 

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të njohur shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.

Ora 14:13
Basha takon mësuesen kujdestare: Askush nga ne s'do ishim këta që jemi sot pa sakrificat tuaja (FOTO)

Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka përkujtuar ndryshe 7 Marsin,. ditën e mësuesve. Ka shkuar të vizitojë mësuesen e tij kujdestare, në Kryeqytet.

"Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Askush nga ne s'do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre. Urime! Shoqëria jonë u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve që sot në pensionet e tyre nuk mbyllin muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër që të kenë paga më dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Sepse mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm. Duke respektuar të shkruarën, ndërtojmë të sotmen dhe projektojmë të ardhmen!", - shkruan lideri Lulzim Basha në një postim ku ka bërë publike edhe fotot nga takimi me mësuesen e tij kujdestare, të cilës i ka dhuruar një buqetë me lule, në shenjë mirënjohjeje.

Ora 11:33
Ruçi: Gëzuar 7 marsin, kolegë të mi mësues

Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndau një urim për mësuesit me rastin e 7 Marsit.

"Gëzuar 7 marsin, kolegë të mi mësues. Të jesh mësues është një titull nderi. 7 marsi është reflektim për më shumë mbështetje për arsimin. Arsim cilësor, për një Shqipëri më të mirë", u shpreh Ruçi.

Gramoz Ruçi, studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit.

Ora 10:56
7 Marsi/ Kryemadhi: Mësueset tona me dashuri dhe sakrifica

Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialisten për Integrim, Monika Kryemadhi, ka uruar mësuesit në ditën e tyre.

"Gëzuar 7 Marsin mësueseve tona që me dashuri dhe sakrifica mësojnë fëmijët dhe shpërndajnë dije. Pa arsim nuk ka të ardhme, ndaj asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve", shkruan Kryemadhi në Facebook.

Ora 10:20
Veliaj letër mësuesve: Mirënjohje,  po ndërtojmë Tiranën që plotëson nevojat e gjeneratës tjetër

Në këtë ditë të veçantë, mësuesit e shkollave të Tiranës kanë marrë edhe një letër falenderimi dhe frymëzuese nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron 7 Marsin.

Në mesazhin drejtuar mësuesve, Veliaj vlerëson maksimalisht punën dhe përkushtimin e tyre në rritjen dhe edukimin e brezit të ri.

Veliaj nënvizon se në këto katër vite është duke u ndërtuar Tirana që plotëson nevojat e gjeneratës tjetër me çerdhe dhe kopshte, Tiranën me kënde lodrash dhe biblioteka në çdo lagje Tiranën me 17 shkollave të reja, pa mësim me dy turne dhe klasa kolektive. “Kam krijuar një koalicion të jashtëzakonshëm me fëmijët, jo sepse i shoh si taksapagues ose votues, sepse nuk janë, por sepse janë agjentë të patrembur dhe idealistë të ndryshimit. Jemi duke ndërtuar Tiranën që plotëson nevojat e brezave të ardhshëm”, thekson ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës siguron se puna nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë për të përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet në të cilat ata japin mësim.

Ora 09:18
Rama uron mësuesit: Gëzuar 7 Marsin

Kryeministri Edi Rama ka uruar mësuesit në ditën që i dedikohet veprës së tyre dhe përkushtimit në dhënien e dijes.

Ka uruar mirëmëngjes në rrjetin social Facebook, duke postuar një foto me dërrasën e zezë, simbolin e shkollës, të shkruar në të me shkumës, Gëzuar 7 Marsin.

Ora 09:17
7 Marsi, Meta uron mësuesit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët në ditën e 7 Marsit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Meta falënderon të gjithë mësimdhënësit. 

"Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!" 

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

1551944191_ilirmeta.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ismaili: 07/03/2019 15:14

    Gjithë nxënëve dhe studentëve, mësimdhënësve të të gjitha niveleve, stafit drejtues e administrativ dhe shërbimit teknik të sistemit arsimor shqiptar, Ju urojmë DITEN E MESUESIT DHE SHKOLLES LAIKE SHQIPTARE Historiku i shkollës shqipe, është i njëjët me historikun e të kaluares së lavdishme, të popullit shqiptarë, është i njëjtë me të kaluarën rezistues, shpëtim nga fanitja i mallkimit nga okupuesitë të gjuhës shqipe e të librit shqip. 7 Marsi, është Dita e Mësuesit Shqiptarë, gjegjësisht dita e shkollës laike kombëtare shqiptare. Dita e mësuesit dhe shkollës shqipe, për arsye e rrethana të njohura, shumë vjet nuk është festua në gjithë hapësirat shqiptare, apo është festuar ndaras. Sepse në trevat e okupuara etnike shqiptare ka qenë e ndaluar dhe e denuar të festohet. Në shtetin zyrtar në Shqipërinë londineze, Dita e Mësuesit festohet e kremtohet vetëm nga 1960, ndërsa pas vitit 1968 kjo festë kombëtare, ilegalisht, pjesërisht ose gjysmë zyrtarisht u lejua, kremtohej e festohej edhe në Kosovë e treva tjera etnike shqiptare nën ish-Jugosllavinë e atëhershme. Ndërsa tash, pas 17 shkurtit 2008, Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe e shkollës laike shqipe, është vetmja festë e përbashkët kombëtare për të gjitha trevat etnike shqiptare. Dita e Mësuesit, është festë e mësuesit, nxënësit dhe gjithë punëtorëve arsimor, të çdo mjedisi e niveli të shkollës shqipe. Andaj, kjo festë, si edhe festat e ngjarjet të tjera arsimore, historike e kombëtare, si ajo e Alfabetit të Gjuhës Shqipes, Njësimi i Gjuhës Letrare Kombëtare Shqipe, në një të ardhme të afërt Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovë, por edhe Ministria e Arsimit e Maqedinisë, doemos për hirë të integrimit të shkollës kombëtare shqiptare, duhet të kordinojnë njësimin e planprogrameve, Kurikulave mësimore të të gjitha niveleve, klasave e lëndëve të shkollës shqipe, si dhe teksteve e mjeteve mësimore e çdo të mbërrirë tjetër shpirtërore, materiale arsimore e kombëtare, dhe Diata e Mesuesit të njësohet, festohet e kremtohet për datë e festë e gjithëkombëtare shqiptare. Kështu duhet të jetë e integruar edhe shkolla dhe sistemi i reformuar shkollor kombëtar shqiptar. Shkolla shqipe, pavarësisht gjendjes dhe pozitës aktuale politike e shtetërore, tash e ndarë në njësi shtetërore të ndryshme, paralelisht me reformën arsimore të kryen edhe integrimin kombëtar të shkollë shqipe, dhe pastaj, si një e vetme dhe e pandarë të integrohet në sistemin e reformave arsimore demokratike ndërkombëtare. Sepse shkolla e sistemi arsimor përgjithësisht është veprimtari praktike shoqërore që fisnikëron që nga Apolonia e Durrësi para lindjes se Krishtit. Shkolla e mëvonshme laike në hapësirën shqiptare ndër të tjera më shumë njihen Shkolla e Stubllës 1584, shkolla e Janjevës 1665 Akademia e Re e Voskopojës 1750 e shumë të tjera, para e mbas tyre. Mësojtorja shqipe e Korçës dhe të tjerat pas saj, mësimin e shqipës e filluan dhe e zhvillun mësuesit patriotë të mëdhenj shqiptar. Në shkollën e Korçës mësuesit e saj zhvillonin këto lëndë mësimore: Shkrim, Këndim, Gjuhë shqipe, Gramatikë Shqipe, Histori e Shqipërisë, Gjeografi, Aritmetikë, Muzikë, Këngë etj. Nxënësit e saj ishin nga gjitha besimet fetare dhe mjediset e nivelet shqiptare. Mësuesit e saj ishin atdhetarët e Rilindjes sonë Kombëtare, Pandeli Sotiri që ishte edhe drejtori i parë i saj, njëherit mësimdhënësi i parë i gjuhës shqipe në ketë shkollë, Sotiri ishte mësues i popullit, nxënës i Koto Hoxhit, i vrarë në Stamboll nga armiqtë e çështjes shqiptare. Koto Hoxhi veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, mësues në shkollën greke, që fshehurazi jepte edhe mësimet e shqipës në shkollën e Gjirokastrës. Mësimdhënësit tjerë në shkollën e Korçës ishin edhe, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçe, Thoma Avrami, Balil Tahiri etj. Petor Nini Luarasi, një nga figurat kryesore të kohës, veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, publicist dhe pegadog, Ai mëtoi mësimin e gjuhës shqipe në fshatra të ndryshëm të Shqipërisë, hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe në krahinën e Kolonjës. Shkolla e Korçës punoi e veproi 15 vjet. Kjo shkollë në fillim të shek. 20. kishte 6 klasë, kur Turqia e mbylli më 1902 dhe u rihap më 1908. Këtë shkollë, që kur u hap më 1887, si edhe shkollat të tjera në vazhdimësi, i ndihmonin veprimtarët atdhetarë, shoqatat dhe shoqëritë atdhetare shqiptare dhe kishin ndikim në organizim të procesit mësimor, në sigurimin e mësuesve, teksteve mësimore dhe mjete materiale. Një nga nisimtarët për hapjen e shkollës shqipe është edhe Parashqevi Qiriazi, atdhetare e veprimtare e shquar e cila punoi në arsimin e gruas shqiptare. Ajo ka botuar librin e saj “Abetare për shkollat e para” dhe ka vend meritor në historikun e shkollës shqipe, është e para grua mësuese dhe autore e teksteve shkollore. Për ndihme ne hapjen, mbajtjen dhe shkrimin e teksteve mësimore veçohen vëllezërit Naim e Samiu Frashëri, Vreto, Kristoforidhi e të tjerë nga Shoqëria Shqiptare e Stambollit. Këta arsimdashës shkollës së Korçës i ndihmuan edhe me mjete financiare. Në krah të kësaj veprimtarie arsimore u angazhuan edhe atdhetarët e shoqërive tjera shqiptare, si ajo e Manastirit, Bukureshtit dhe Korçës. Korçarët janë të njohur për ndihmën materiale që i dhënë shkollës se tyre, Diamandi Terpo lëshoi shtëpinë për shkollën, i cili pas vdekjes kësaj shkolle i dhuroi gjithë pasurinë e fituar në Bukuresht. Pas shkollës së Korçës u hapen shkolla edhe në Pogradec 1887, Elbasan, Treskë, Leskovik, Kolonjë, Ohër 1887, Prizren 1889 etj. Ne fund shekullin 19-të, në Korçë më 1891 për herë të parë u hap edhe shkolla e vajzave. Më 1892 u hap shkolla në Luaras, Selenicë e katër të tjera në Gostivishtë, Rahovë, Vodicë dhe Treskë. Më 1900 u hap shkolla në Zadrimë, Durrës, Tirane, Vlorë e të tjera. Që nga fillimi i shekulli 20 shkolla shqipe u hapen edhe në Kosovë, si në Prizren, Pejë, Gjilan, Stubëll, Gjakovë, Pozhoran, Mitrovicë, Zym e vende të tjera. Shumë nga mësuesit patriot në kohëra e rrethana të ndryshme ranë dëshmorë nga armiqtë e shqiptarëve dhe shkollës shqipe, të cilët mësuesit dhe gjuhën shqipe e kishin halë në sy. Vrasjet prapa shpine martirizuan mësuesit tanë kombëtar Petro Nini Luarasin. Pandeli Sotirin, Papa Kristo Negovanin, Naum Veqilhaxhit, At Shtjefen Gjeçovin, e në vazhdimësi të kohës deri në ditët tona, kur okupuesi serb vrau mësuesin Halit Gecit 26 nëntor 1998 në Llaushë dhe më 28 nëntor 1998, ditën e shënuar të varrimit te mësuesit Halit Geci, nga motivohet përshtatshmëria e paraqitjes më të arsyeshme publike e UÇK-së. Në vazhdimësi të rezistencës ushtarake për shkollën shqipe e liri të Kosovës, ranë dëshmorë e u martirizuan shumë mësues, student e nxënës të shkollës shqipe. Këto vrasje serbe synonin që te shqiptarët ta vrisnin ndjenjën e dashurisë ndaj popullit e atdheut. Ta vrisnin dashurinë shqiptare për shkollën, gjuhën dhe librin shqip. Përkundrazi, në vazhdimësi të rrjedhave të kohës e ngjarjeve, veprimet e tilla shqiptare, këtë ndjenjë vetëm sa e rrisnin, e forconin dhe e zgjeronin kah mëvetësia e shkollës, ndarja fizike e shpirtërore e shqiptare, nga dhuna administrative shtetërore serbe. Kjo aspiratë kulmoi Më 17 shkurt 2008, erdhi dita e deshiruar, kur definitivisht Republika e Kosovës shpalli pavarësinë e cila shpejt u njoh nga shtetet të tjera. Republika e Kosovës ka krijuar identitetin e shtetësisë së saj, që në vazhdimësi po ngritet në nivelin politik, shtetëror e kombëtar në qarqet e asociacioneve ndërkombëtare .Autori është veteran i arsimit.

    Përgjigju
  • Beni: 07/03/2019 14:45

    Mesuesi kujdestar i lulit eshte saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?