TIRANË- Këngëtarja Eranda Libohova është vlerësuar nga presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”. Kreu i Shtetit i akordoi artistes së mirënjohur shqiptare këtë vlerësim me motivacionin:
“Për kontributin e saj të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, si dhe për talentin e rrallë dhe interpretimin e veçantë të thuajse të gjitha zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të qindra këngëve popullore dhe tradicionale shqiptare nga veriu e deri në jug. Për kontributin e veçantë në përçimin e vlerave më të mira kombëtare, artistike e njerëzore, si një artiste me profil të konsoliduar dhe një nga zërat më të çmuar të muzikës sonë bashkëkohore.”
Gjatë ceremonisë Meta vlerësoi këngëtaren Eranda Libohova duke thënë se me kënëgët e saj ka lënë ndër breza.
“Jam i lumtur, që ndodhemi së bashku, për të vlerësuar një personalitet shumë të dashur të publikut tonë dhe një artiste të shquar, këngëtaren Eranda Libohova. Eranda Libohova u rrit në një familje, ku të gjithë pjesëtarët e saj, kishin një tërheqje ndaj artit dhe muzikës. Me pasionin për këngën dhe me një talent të veçantë artistik, ende adoleshente, ngjiti për herë të parë shkallët e skenës së artit profesionist, duke interpretuar në Festivalet e Këngës. Dueti i jashtëzakonshëm i motrave Libohova, u kthye në një simbol të muzikës argëtuese, me këngë - hite dhe bashkëpunime shumë të suksesshme, kryesisht por jo vetëm me autorin e mirënjohur Agim Krajka. Çmimet e njëpasnjëshme, në projekte të ndryshme muzikore, janë shoqëruar me duartrokitjet e pambarim të publikut artdashës, që i ka mbështetur me shumë dashuri. Këto suksese i dhanë Erandës garancinë dhe sigurinë për të performuar më pas e vetme, duke krijuar një karakter krejt unik, në panoramën e këngës shqiptare, dhe duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj. Për të gjithë kontributin e saj në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, kam privilegjin të vlerësoj, në praninë tuaj këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”, u shpreh Meta.
Po no nje leke,a euro,verdhushke te dha agushi moj artiste e kohes se Enverit? Pse bini ne nivelin e fshatarit agush,mos u paraqit te marresh teneqeckat e atij, ai nuk eshte president i shqiptareve, eshte hajdut me cizme, pucu me agushin????
PërgjigjuO likeeee mor mo mire qe kesaj cupes ja dhe ate cmimin po Besit o lum madh kur do ja japesh , po he o debardh se besin e kena shok damixhani,hajde,baftjar,hajde,po qenke vertet i papare,si ore mbushe dynjane me dekorata e cmime dhe ke lene vetem besin dhe ata qente e sharrit,te vetmit shoke te beses qe te kane ngelur,besnikria shperblehet like...
Përgjigju