Meteorologia për Report Tv: Marsi, muaj i thatë, ja kur do ketë reshje shiu

25 Mars 2019, 14:41| Përditesimi: 25 Mars 2019, 14:52

  • Share

Kjo javë do të nisë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë. Sipas meteorologes Adiola Bani, vetëm mesjava do të sjellë vranësira dhe reshje shiu, dhe në disa episode dhe rënie të temperaturave.

“Pritet që pasditja e ditës së sotme, dhe pasditja e ditës ë martë të sjellë vranësirat në territory, të cilat të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, do të jenë rebeshe afatshkurtër,a dhe do të jenë më të dukshme në zonat jugore dhe qendrore të vendit. Edhe në pjesët e tjera të vendit do të ketë reshje por në sasi më të vogla, dhe me rebeshe afatshkurtra. Pritet që reshjet të fillojnë edhe ditën e mërkurë dhe të enjte”, shprehet Adiola Bani.

Rrezet e diellit dhe motin e ngrohte do të kemi mundësi ti shijojmë përsëri në fundjavë, pasi situata do të stabilizohet.

“Pritet që reshjet të fillojnë edhe ditën e mërkurë dhe të enjte. Sa i përket tablosë termike pritet të ketë temperatura të larta, do të mbetet në vlerë maksiamle dita e sotme, ndërsa nesër do të kemi një rënie të lehtë. Dita e premte dhe fundjava do të na risjellin rrezet e diellit dhe pranverën”, thotë Adiola Bani.

Për të gjithë ata që tashmë kanë nisur sezonin e plazhit, ka një lajm të mirë. Sipas meteorologes Adiola Bani, javët në vazhdim do të jenë plot diell dhe temperatura të larta, duke bërë të mundur hapjen e sezonit të plazhit më herët se zakonisht.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?