Parashikimi i motit, veçanërisht në këto ditë kur po përballemi me ndryshime të madhe klimaterike ndiqet me vëmendje të madhe nga shikuesit.
Por ditën e djeshme teksa shikuesit e Global News Toronto, po shikonin parashikimin e meteorologëve për ditët në vijim, në ekranin e vogël u paraqit një qenush i vodël, i cili padyshim ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.
Meteorologu Anthony Farnell së bashku me qenin Storm, pranë tij bënë njerëzit për një moment të harrojnë edhe Uraganin Ida.
Stormi i vogël shpeshherë shoqëron pronarin e tij në evente të ndryshme dhe Anthony ka hapur një profil në Instagram vetëm për qenushin, ku poston fotot e tij.