Foto ilustruese

Milan fiton me përmbysje, Arsenal leksion Tottenham-it në derbin e Londrës

2 Dhjetor 2018, 18:25| Përditesimi: 2 Dhjetor 2018, 18:28

  • Share

Milani është rikthyer te fitoret në “Seria A” pasi sot ka mposhtur jo me pak vështirësi Parmën. “Djalli” në “San Siro” fillimisht e pa veten në disavantazh por në fund falë rezultatit 2-1 arriti të dilte me pikë të plota nga ky takim. 

Në minutën e 49-t ishte Inglese ai që zhbllokoi shifrat duke mposhtur Donarumën pas një goditje këndi. Avantazhi I miqve nuk zgjati shumë pasi edhe një herë për të nxjerrë kuqezinjtë nga balta mendoi Patric Cutrone që realizoi një gol mjaft të bukur. Goli I përmbysjes do të vinte në minutën e 71 me Kessie që finalizoi saktë një penallti të fituar me “Var”.

Ndërkohë në “Premier League” derbi i Londrës mes Arsenal dhe Tottenham ka rezultuar një spektakël futbolli. “Topçintë” e Emery kanë triumfuan me shifrat 4-2 duke i dhënë një leksion “spursave” të cilët në dy ndeshjet e fundit kishin mposhtur Chelsea-n dhe Interin. 

Aubameyang me penallti i dha avantazhin Arsenal që në minutën e 10-t, por deri në fundin e pjesës së parë Tottenham përmbysi gjithçka me golat e Eric Dier dhe Harry Kane. Në pjesën e dytë Arsenal futet me mendje të qartë dhe arrin të barazojë shifrat në 2-2 me Aubameyang përsëri. Për t’i dhënë edhe një herë avantazhin “topçinjve” mendoi Laccazzette, ndërsa shifrat përfundimtare i vulosi mefushori Torreira.

Gjithsesi ky nuk ka qenë derbi i vetëm i Londrës pasi në “Stamford Bridge” janë përballur Chelsea me Fulham. Skuadra e Sarri-t ka marrë tre pikët pasi ka triumfuar 2-0 falë golave të Pedros dhe Loftus-Cheek.

Pas 14 javësh kampionat Chelsea rikthehet të marrë vendin e tretë me 31 pikë, 1 më shumë se Arsenal dhe Tottenham që ndajnë së bashku vendin e katërt.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?