Milan i tregon dhëmbët në fushë, Mourinho: Krenar qe i refuzova para 3 vitesh

7 Janar 2022, 12:26| Përditesimi: 7 Janar 2022, 14:29

  • Share

Milan e mund në fushë, por Mourinho zgjedh të hakmerret me një deklaratë. Kjo është pasqyra e një prej dy supersfidave të javës së 20 të Seria A mes Milanit dhe Romës, që u fitua 3-1 nga ‘djalli’.

Një trepikësh për skuadrën e Piolit që përveçse e ngjit në vendin e dytë, jep edhe moral në luftën për titull. Golat në këtë ndeshje për Milanin u realizuan nga Giroud, Messias dhe Leao, ndërsa humbja i dogji jo pak Mourinho-s, trajnerit të Romës, i cili u vërshëllye pamasë nga tifozët vendas në San Siro. Pas ndeshjes ‘special 1’ u shpreh se ‘është krenar që para 3 vitesh refuzoi Milanin për shkak të të shkuadrës së tij me Interin’.

Ndërkohë java e 20 e Seria A rezervoi edhe supersfidën Juventus-Napoli që u mbyll me shifrat 1-1. Edhe pse me shumë mungesa të kaltërit e Spaletti-t ia dolën të merrnin një pikë pasi realizuan të parët me Mertnes, ndërsa Juventus barazoi me Frederico Chiesa-n.

Sakaq Inter pritet të marrë 3 pikët në tavolinë për shkak se ndeshja me Bolonjën u anulua. Skuadra kundërshtare e zikaltërve kishte shumë të prekur me COVID dhe nuk e lejua nga autoritet shëndetësore për të zbritur në fushë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?