Sport

Milan pëson humbjen e parë në kampionat, Fiorentina i merr 3 pikët! Xavi e nis me fitore te Barcelona

21 Nëntor 2021, 12:36| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 13:29

  • Share

Milan ka pësuar humbjen e parë në kampionat në javën e 13 të Seria A, pasi Fiorentina e mposhti 4-3. Dancun, Saponara dhe Vlahovic i dërguan shifrat në 3-0 para se ‘dopieta’ e Ibrahimovic të ngushtonte 3-2. Atëherë kur pritej barazimi serbi Vlahovic shënoi të katërtin për Fiorentinën, ndërsa një autogol i Venuti-t vulosi rezultatin përfundimtar.

Sakaq Juventus ka marrë një fitore te vyer në transfertë kundër Lazio-s me shifrat 0-2. Në ‘Olimpico’ të dy golat u realizuan me penallti nga Bonucci. Ky trepikësh për bardhezinjtë kishte edhe vlerë morale, pasi të besuarit e Allegrit janë në pikëpyetje për t’iu bashkuar luftës për titull.

Në La Liga Xavi e ka nisur me fitore aventurën te Barcelona, pasi katalanasit kanë mposhtur minimalisht 1-0 në derbi Espanyol. Golin trepikësh e realizoi Depay në minutën e 48 me penallti.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?