Inter 1-2 Milan

GOLAT/ Milani dominon dhe mposht Interin 1-2 në derbi, nuk ndodhte prej gjashtë dueleve! ‘Zverdhet’ Asllani, shpëton Fonseca

22 Shtator, 22:47| Përditesimi: 23 Shtator, 09:44

  • Share

Milani ia ka dalë të mposhtë Interin 1-2 në ‘Derbin e Madonninës’, i vlefshëm për raundin e pestë në Serie A. Kuqezinjtë ia dolën që të marrin tri pikë kundër Interit, fitore e cila mungonte në gjashtë ndeshje radhazi, të cilat i kishin buzëqeshur rivalëve të qytetit.

Në ‘Giuseppe Meazza’ ndeshja nisi më mirë për kuqezinjtë, me Pulisic që rrëmbeu një top nga Mkhitaryan dhe i vetëm e dërgoi topin në rrjetë pas dhjetë minutave lojë.

Interi u zgjua dhe shtyu drejt portës së Maignan, teksa gjeti golin në minutën e 28-të. Pasimi i Lautaros u shfrytëzua mirë nga Dimarco që me një të majtë e ndali topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, për t’i lënë vendin një fraksioni të dytë me shumë emocione. Te Milani Leao në minutën e 75 dhe Abraham disa sekonda më vonë nuk u treguan të saktë, të ndalur edhe nga Sommer.

Duhej minuta e 89 që produkti i akademisë, 24-vjeçari Gabbia të shënonte me kokë pas një krosimi nga Reijnders dhe të rikthente Milanon kuqezi pas gjashtë humbjeve radhazi. Ndërkohë që Okafor mund të shënonte golin e tretë, por gaboi.

Inter pëson kështu humbjen e parë sezonale, ndërsa Kristjan Asllani luajti për 27 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Triumfi në derbi duket se ka shuar zërat për largimin e trajnerit Paulo Fonseca te Milani, të paktën për momentin; pasi portugezi shijon dy fitore radhazi në Serie A.

Pas javës së pestë, Inter dhe Milan kanë nga tetë pikë duke ndarë vendet 6 dhe 7.

Po sot, Fiorentina mposhti 2-1 Lazion, Bologna siguroi tri pikët e para këtë sezon duke mposhtur 1-2 Monzën. Po ashtu dhe Roma mori suksesin e parë sezonal duke mposhtur 3-0 në ‘Olimpico’ Udinesen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?