Cutrone shënon golin e fitores për Milanin

Milani fiton supersfidën ndaj Romës, sot në fushë Inter dhe Juventus

1 Shtator 2018, 09:28| Përditesimi: 1 Shtator 2018, 09:56

  • Share

Milani mposht 2-1 Romën dhe merr fitoren e parë në sezonin e ri. Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë të javëss së 3-të të Serisë A duke siguruar tre pikët.

Pjesa e parë flet për djemtë e Gattuso-s që shfaqen më mirë dhe kërkojnë golin në çdo moment por do e gjejnë atë vetëm në minutën e 40-të me Kessie. Në fraksionin e dytë, Roma arrin të barazojë kur në minutën e 60-të mbrojtësi argjentinas Federico Fazio mposht Donnarumman dhe barazpeshon shifrat.

Më pas të dyja skuadrat shënojnë nga një gol secila me Higuain e Nzonzi por që anullohen nga Var. Gjithsesi "San Siro" do të shpërthente në festë në minutën e 95-të.

Patrick Cutrone i shërbyer nga Higuain mposht portierin Olsen dhe shënon golin e fitores. Me golat e Kessie dhe Cutrone Milani mposht Romën 2-1 duke triumfuar në supersfidën e kësaj jave.

Pas një pike në dy ndeshjet e para sot Interi do kërkojë fitoren e parë në transfertë ndaj Bolognas ndërsa në mbrëmje Juventusi luan ndaj Parmës. Bardhezinjtë janë gati për të arritur fitoren e tretë radhazi ndërsa Ronaldo shpreson që të zhbllokohet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?