Milani humbet pas 8 muajsh, Lille i jep leksion në Europa League, nuk gabojnë Roma dhe Napoli

6 Nëntor 2020, 10:17| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 11:12

  • Share

Ishte 8 marsi i këtij viti kur Milani i drejtuar nga Stefano Pioli kishte pësuar humbjen e fundit që ishte në kampionat. Nga ajo periudhë e deri mbrëmë kuqezinjtë kishin 24 ndeshje që nuk pësonin humbje. Por pas 242 ditësh dhe 8 muajsh Milani u mposht. Humbja ishte pa ndonjë pasojë të madhe pasi erdhi në Europa League ku Milani është në një pozicion të mirë. Francezët e Lille i dhanë një leksion Milanit duke e mundur 3-0 në “San Siro” dhe marin vendin e parë në grupin H. Heroi i takimit ishte turku Yazici që shënoi të tre golat.

Roma me Kumbullën titullar bëri goleadë ndaj Cluj duke fituar 5-0 dhe merr kryesimin e grupit A pas tre ndeshjeve të para. Dygolësh realizoi Borya Mayoral.

Fitore jetike siguroi në transfertë edhe Napoli që mundi 2-1 kroatët e Rijekës me përmbysje. Demme dhe një autogol nderuan djemtë e Gatusso-s që ngjitet në kuotën e 6 pikëve në grupin F.

Ekipet angleze kanë siguruar fitore në ndeshjet e treta në grupe në Europa League ku Arsenal dhe Leicester janë edhe me pikë të plota. Arsenali mposhti 4-1 Molden dhe Totenham fitoi në Bullgari 3-1 ndaj Ludogorets.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?