Milani ngec ndaj Sassuolo, Lazio merr vendin e tretë, paqe në Real-Atletico

9 Prill 2018, 09:56| Përditesimi: 9 Prill 2018, 09:58

  • Share

Ngec Milani. Kuqezinjtë barazojnë në “San Siro” 1-1 me Sassuolon dhe humbasin një shans të mirë për të ngushtuar diferencën me zonën Champions. Në një ndeshje të cilën Milani e luajti në sulm ishte Sassuolo që kaloi në avantazh me Politano ndërsa ai që shpëtoi skuadrën e Gattuso-s ishte Kalinic që barazoi nga brenda zone 4 minuta nga fundi.

Lazio mundi 2-1 Udinesen në Friuli dhe merr vendin e tretë në klasifikim. Në “Dacia Arena” të zotët e shtëpisë kaluan në avantazh me Lasagna por Lazio arriti të përmbyste gjithçka që në pjesën e parë. Fillimisht barazoi Immobile dhe më pas golin e fitores e shënoi Luis Alberto. Në ndeshjet e tjera të javë së 31-të u arritën këto rezultate. Crotone-Bologna 1-0, Napoli-Chievo 2-1, Verona-Cagliari 1-0, Torino-Inter 1-0, Sampdoria-Genoa 0-0, Roma-Fiorentina 0-2, Spal-Atalanta 1-1 dhe Benevento-Juventus 2-4.

Në La Liga derbi i Madridid u mbyll në barazim 1-1. Real dhe Atletico ndanë nga një pikë pas golave të shënuar në fillimin e pjesës së dytë nga Ronaldo dhe Griezmann. Djemtë e Zidane ishin ata që meritonin diçka më shumë por Oblak në disa raste ishte i pakalueshëm. Në ndeshjet e tjara u arritën këto rezultate eportivo-Malaga 3-2 , Alaves-Getafe 2-0, Celta Vigo-Sevilla 4-0, Betis-Eibar 2-0, Barcelona-Leganes 3-1, Levante-Las Palmas 2-1, Real Sociadad-Girona 5-0 dhe Valencia -Espanyol 1-0.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?