Milani nuk ndalet as në Europë, Kumbulla debuton me gol

23 Tetor 2020, 10:23| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 11:35

  • Share

Milani nuk po ndalet më dhe fiton edhe në debutimin në fazën e grupeve të Europa League duke mposhtur në Glasgow Celtic 3-1. Që në pjesën e parë të besuarit e Piolit morën avantazhin e dyfishtë me golat e bukur të Krunic dhe Brahim Diaz. Në fraksionin e dytë e ulin pak ritmin dhe pësojnë gol por arrijnë të mbyllin llogaritë me norvegjezin Hauge. Milani në këtë fillim sezoni vetëm di të fitojë.

Marash Kumbulla është hero tek Roma. Mbrojtësi i Kombëtares debutoi me gol në grupet e Europa League duke i dhënë skuadrës së tij tre pikët e para në grupin A. Kumbulla shënoi me kokë golin e fitores në sfidën ndaj Young Boys të mbyllur 2-1 për verdhekuqtë.

Në mënyrë surprizë humbi Napoli i Hysajt që u mposht 1-0 nga holandezët e Az Alkmaar në “San Paolo” në ndeshjen e vlefshme për grupin F.

Nuk kanë pasur probleme ekipet angleze . Arsenali fitoi 2-1 me përmbysje në Vienë ndaj Rapidit me golat e David Luiz dhe Aubameyang të shënuar në harkun e katër minutave.

Është argëtuar edhe Tottenhami i Mourinhos që mposhti 3-0 në Londër Lask Linz ndërsa fitoi edhe Leicester City. Edhe skuadrat spanjolle kanë fituar të treja . Villarreal, Sociedad dhe Granada e nisëm me fitore fazën e grupeve të Europa League./Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?