Milani përmbys Celtic dhe kualifikohet , Roma në 1/16 e Europa League, Napoli duhet të presë (VIDEO-Golat)

4 Dhjetor 2020, 10:32| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 12:18

  • Share

Milani kualifikohet për në fazën me eliminim direkt të Europa League. Kryesuesit e Serisë A fituan me përmbysje 4-2 ndaj Celtic në “San Siro” dhe i dhuruan vetes një biletë për në raundin tjetër një ndeshje nga fundi. Skocezët i trembën italianët pasi shënuan dy gola të shpejtë por Milani barazoi çdo gjë në harkun e vetëm dy minutave me Calhanoglu dhe Castillejo në minutat 24 dhe 26-të. Në pjesën e dytë shkëlqeu norvegjezi Hauge që fillimisht me një gol spektakolar kaloi ekipin në avantazh dhe më pas i dhuroi pasimin Brahim Diazit. Grupin H e kryeson Lille ndërsa Milani mban pozicionin e dytë.

Roma është kualifikuar si e para e grupit A në raundin tjetër pasi mposhti pa probleme 3-1 Young Boys falë golave të Borja Mayoral , Calafiori dhe kapitenit Dzeko. 4 fitore dhe një barazim për Romën deri më tani.

Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në Holandë ndaj Az Alkmaar dhe duhet të presë ndeshjen e fundit për të kaluar më tej. Goli i shpejtë i Mertens nuk i mjaftoi ekipit të Gatusso-s që në duelin e fundit në grupin F duhet të marrë të paktën një pikë ndaj Real Sociedad.

Tottenham i Mourinhos u ndal në barazim 3-3 ndaj Lask Linz në Austri por u kualifikua për në fazën e 1/16 pasi mban vendin e dytë në grupin J. Nëse e fiton ndeshjen e fundit në grup ndaj Antverp londinezët e mbyllin në vend të parë.

Ndërkaq Arsenali di vetëm të fitojë dhe ka mposhtur sërish Rapidin e Vjenës këtë herë 4-1 duke mbetur me pikë të plota në kryesim. Janë 18 skuadra që e kanë siguruar tashmë kualifikimin për në fazën e 1/16 të Europa League. / Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?