Milanistët duke festuar një nga golat e djeshëm

Milani rikthehet te fitorja, bën goleadë ndaj Sassuolos

1 Tetor 2018, 10:20| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 10:23

  • Share

Milani rikthehet të fitojë dhe diçka të tillë e bën me goleadë. Kuqezinjtë mposhtën Sassuolon 4-1 në transfertë në Reggio Emilia dhe ngjiten në kuotën e 9 pikëve në klasifikim. Kjo ishte një provë force dhe karakteri e djemve të Gattusos që golin e parë e shënuan në fundin e pjesës së parë me Kessie.

Me fillimin e fraksionit të dytë Milani dyfishon rezultatin me një gol të bukur të spanjollit Suso. Në mungesë të Higuain në sulm luajti Samu Castillejo i cili e shpërbleu besimin e trajnerit Gattuso duke shënuar golin e tretë të takimit në minutën e 60-të. Sassuolo që po kalonte një formë të mirë përpara ndeshjes me Milanin u tregua e dobët dhe gjithçka mundi të bënte ishte goli i Djuricic.

Milani vulosi pokerin e golave në limite me golin e dytë personal të spanjollit Suso që rikthehet të shënojë pas plot 8 muajsh. I kënaqur me skuadrën është trajneri Gattuso por ai kërkon më shumë dhe sqaron se një fitore nuk mjafton ndërsa do që në të ardhmen Suso të bashkëpunojë më shumë me Higuain.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?