Foto arkive

Milano, shqiptari plagoset me thikë! Çfarë dimë deri tani

2 Nëntor, 08:49| Përditesimi: 2 Nëntor, 08:53

  • Share

Milano- Një 21 vjeçar shqiptar është goditur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm në periferi të Milanos, në via Ugo Betti.

I riu, i cili ka 2 plagë, njërën në qafë, u transportua me kod të kuq në spitalin e Niguardës, por nuk është në rrezik për jetën, shkruan agjencia e lajmeve Ansa

Për momentin nuk dihen detaje as dinamika e ngjarjes së ndodhur rreth orës 05:15 të 2 nëntorit.

Policia po kryen hetime për të identifikuar autorin.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?