Sociale

Milot/ Mbi 2 mijë banorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm: Nuk kemi me çfarë të lahemi! Shkoj e mbush me karrocë në një përrua

21 Tetor 2021, 17:17| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 17:44

  • Share

MILOT- Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në një sfidë për 2000 banorët e qytezës së Milotit në Bashkinë e Kurbinit.

Uji mungon në çezma për ditë të tëra, ndërsa kjo situatë është e vazhdueshme si në verë ashtu dhe në vjeshtë.  Për të pirë mbushin në një burim natyror, por nevojat e këtyre konsumatorëve që paguajnë faturat janë disa herë më të mëdha.

- "Po si nuk është problem se nuk kemi me çfarë të lahemi se këtë ujë që po mbush e përdor për të pirë", tha një banor.

- "Me çfarë thonë është shteruar uji nuk e thithin pompat e ujësjellësit, ndërsa ky uji këtu është burim i hershëm ku kanë mbushur të parët tonë me bolira (enë druri)".

  - Na thonë është prish pompa jo është ul niveli, po ç'na duhet ne. Po të dojë shteti vjen e vë pompën e re. Shkoj e mbush me karrocë në një përrua", tha një tjetër banor i Milotit.

Bashkia e Kurbinit që ka për detyrë furnizimin me ujë të pijshëm nuk i përgjigjet shqetësimit të banorëve, ndërsa i kontaktuar në telefon administratori i njësisë vendore të Milotit Dritan Preçi thotë se problematika ka ardhur si pasojë e thatësirës së tejzgjatur.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Satelit Albanistan 1&2: 23/10/2021 16:27

    Duroni dhe pak sa te dërgojmë satelitin në Mars e do keni ujë e drita 24 orë, bëni si të bëni dhe këto 3000vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?