Minatorët protestë përpara Kuvendit: E duam pensionin sa 150% e pagës minimale! Përplasen me policinë: Mos na prekni me dorë

19 Tetor 2023, 10:00| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 15:18

  • Share

Në një kohë kur deputetët e opozitës penguan zhvillimin normal të seancës së parlamentit, jashtë institucionit minatorët protestuan duke u përplasur me efektivët e policisë.

 “Unë kam kontribuar 16 vite nën tokë, dhe unë e di se ç’kanë hequr ata minatorë, nuk e dinë këta policisë që vijnë shtyjnë minatorët. Në vend që t’ju themi vëllezërit tanë, po përgjigjen si armiqtë tanë”.

Kërkesa e tyre, ishte miratimi i statusit të minatorit, i cili u krijon lehtësira në sistemin shëndetësor, trajtim të posaçëm financiar për familjarët e atyre që kanë humbur jetën gjatë punës në minierë dhe pension mbi vlerën e pagës minimale.  (kjo pjesë mbulohet me protestuesit me pankarta dhe që flasin me megafon dhe lihet pak efekt zëri)

“Pika e statusit që kërkojmë ne është pika kryesore, 150% të pagës minimale, pra 630 mijë lekë, e kërkojmë me domosdoshmëri, sepse na takon. Po ne jemi tepër të vendosur dhe do ta kërkojmë deri në vdekje statusin dhe të drejtat tona. O drejtësi, o të vdekur në shtëpi!”-tha Mark Gjergji.

Protestuesit kundërshtuan përpjekjen e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për t’iu bashkuar, por pranuan aktivistin e “Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri”. Një prej ish-minatorëve protestues tha për Report tv, se pensioni që përfiton pas 52 viteve punë, është i pamjaftueshëm.

 “Sot marr 180 mijë lekë, unë me këto lekë çfarë mund të bëj?! 100 mijë lekë paguaj ujë e drita, po ilaçe, po për të ngrënë e për të pirë?”-tha një ish minator tjetër.

Përfaqësuesi i minatorëve Mark Gjergji, deklaroi se protesta e radhës do të zhvillohet të enjten e javës tjetër krahas seancës parlamentare, e nëse nuk marrin përgjigje nga institucionet, ajo mund të përshkallëzojë.

Ora 10:59
VIDEO/ Minatorët përzënë nga protesta Oerd Bylykbashin që donte t'iu bashkohej: Ik qërohu që këtej

 

Qindra minatorë kanë dalë ditën e sotme në protestë për të ngritur zërin për të drejtat e tyre.

Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe deputeti i Foltores, Oerd Bylykbashi, mirëpo minatorët e kanë përzënë, pasi kanë deklaruar se nuk është një protestë politike.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?