Ambasadorja e Kanadasë, Elissa Goldberg dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e Kanadasë: Mbështetje për luftën kundër krimit të organizuar, pastrimin e parave dhe trajnimet policore

27 Gusht, 14:12| Përditesimi: 27 Gusht, 14:21

  • Share

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot Ambasadoren e Kanadasë, Elissa Goldberg me të cilën bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh, me fokus në çështjet e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Ministri Hoxha kërkoi intensifikim në çështje të bashkëpunimit policor, sidomos sa i përket shkëmbimit të informacioni midis strukturave për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

"Ministri nënvizoi rëndësinë e koordinimit dhe mbështetjes në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit, zbatimin e letër-porosive e çështjeve të tjera të zbatimit të ligjit", njoftoi zyra e shtypit të Ministrisë.

Hoxha vlerësoi si të rëndësishëm komunikimin dhe takimet midis strukturave të policisë së të dy vendeve. Në takim u vlerësua fakti se Shqipëria dhe Kanadaja bashkë-ndajnë angazhimin dhe vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Ambasadorja shprehu gatishmërinë për mbështetje të Kanadasë ndaj Shqipërisë për çështjet me interes të përbashkët si  lufta kundër krimit të organizuar, pastrimi i parave, problemet e migracionit, si dhe për trajnimet profesionale dhe efektive të Policisë së Shtetit.

Ambasadorja Goldberg gjithashtu e uroi Ministrin Hoxha për detyrën e re si një nga detyrat më të rëndësishme të shtetit, duke i uruar një mandat të suksesshëm e rezultativ.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?