Ministri i Brendshëm me përfaqësuesit e Shërbimit Zjarrfikës të 6 bashkive të qarkut Fier, përsërit apelin: Zjarrvënia është një krim që dënohet ashpër nga Kodi Penal

22 Qershor, 17:46| Përditesimi: 22 Qershor, 17:50

  • Share

Në takimin me ekipet e Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit në qarkun Fier, ku morën pjesë përfaqësues të 6 bashkive, Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi gatishmëri dhe ndërhyrje të menjëhershme në çdo vatër zjarri.

Ai kishte një apel dhe kujtesë publike për qytetarët, se zjarrvënia është një krim i cili dënohet ashpër nga Kodi Penal.

"Standardin e vendosur vitin e kaluar, numrin rekord të personave të proceduar penalisht ta ngremë në një nivel tjetër. Kushdo që s'ka venë mend dhe tenton me dashje a pa dashje të ndezë një shkrepse për t'i vënë zjarrin disa mbetjeve bimore, pa shkuar tek ata që e bëjnë me qëllim, duhet t'u japim një mesazh shumë të qartë që Kodi Penal parashikon dënime shumë të ashpra", tha ministri Balla.

E këtu, ministri tha se Policia duhet të zbulojë çdo fajtor për çdo rast.

"Do të bëjmë gjithçka për të transformuar infrastrukturën, mjetet, pajisjet, veshjet e punonjësve të MZSH-së. Kemi filluar një proces ristrukturimi, trajnimi. Ua kam thënë kryetarëve të bashkive, e po e përsëris edhe këtu në Fier se shërbimi zjarrfikës është jetik, e koha kur me MZSh bëheshin qoka e kur të Shërbimin Zjarrfikës punësoheshin ata që nuk donin të shkonin në punë tjetër ka mbaruar", theksoi Ministri.

Më tej Balla, përsëriti lutjen drejtuar qytetarëve për të dhënë kontributin e tyre, duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para, përmes Shërbimit Vullnetar Zjarrfikës.

Autoritetet kërkuan ndihmë për t'u informuar menjëherë për çdo vatër zjarri, e ndërhyrë në kohë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/06/2024 01:15

    Ketu ku jetoj,te ndezesh zjarr jashte lejohet deri ne fund te Marsit dhe duhet te marresh leje per cdo rast.Sa shume ka nevoje per te mesuar shteti shqiptar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?