Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan dhe ministri Hoxha

Ministri i Brendshëm pret kreun e Inteligjencës së Përgjithshme të Arabisë Saudite: Dakordësi për shkëmbim eksperiencash e informacioni

22 Gusht, 20:13| Përditesimi: 22 Gusht, 20:15

  • Share

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot Shkëlqesinë e Tij, Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan, President i Inteligjencës së Përgjithshme, në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Ministri Hoxha shprehu falënderimet për bashkëpunimin, të cilin e vlerësoi si të shkëlqyer, të ndërtuar mes dy vendeve.

Ai gjithashtu theksoi vullnetin dhe përkushtimin për të punuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, sidomos në fushën e sigurisë, ku interesi është i përbashkët.

Palët dakordësuan për zhvillimin më tej të kapaciteteve dhe mundësive në shkëmbimin e eksperiencave, shkëmbimin e informacionit, si dhe vendosjen e pikave të kontaktit  mes dy palëve.

Ata diskutuan gjithashtu mbi bashkëpunimin në fushën e teknologjisë për një policim më të mirë, për qytetarët e dy vendeve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?