Ministria e Arsimit ‘dështon’ të ndalojë celularët në shkolla, ripublikon sërish udhëzimin për mospërdorimin e tyre nga mësuesit dhe nxnënësit

18 Gusht 2023, 18:38| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 19:35

  • Share

Dështimi në zbatimin e udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për të ndaluar kategorikisht përdorimin e telefonave në klasat mësimore ka nxitur publikimin për të disatin vit të një tjetër udhëzimi të ri me përmbajtje të vjetër, që ndalon përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si për nxënësit, ashtu edhe për mësuesit. Me udhëzime pothuaj identike vit pas viti këtij fenomeni duket se nuk po i vihet fre.

Në udhëzimin numër 34 në vitit 2018, që publikohet sërish edhe këtë vit, është kërkuar ndalimi i përdorimit të celularëve, sekuestrimi dhe gjithashtu parashikohen masa displinore të përdorimit të saj në shkolla, por duket se të njëjtë fjalë janë transferuar me një udhëzim të ri të firmosur nga dy ministri ajo e Arsimit dhe Ministrisë së Financave.

“Institucionet arsimore vendore dhe parauniversitare të marrin masa për zbatimin e urdhrit për mospërdorimin e telefonit celular gjatë procesit mësimor në shkolla dhe për ndalimin e telefonit celular në institucionet arsimore parauniversitare”, thuhet në udhëzim.

Ky udhëzim synon të eliminojë përdorimin e telefonëve në shkolla e cila shpesh bëhet shkak për shpërqendrimin e nxënësve dhe prishjen e orëve mësimore.

Në rast konstatimi të përdorimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e shkollave, drejtori i shkollës do të sekuestrojë telefonin celular, si dhe do të zbatojë masa disiplinore. Telefoni i marrë do të depozitohet pranë institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Për masat e marra ndaj nxënësit, njoftohen me shkrim prindërit ose kujdestari ligjor i nxënësit.

Drejtoritë e institucioneve arsimore, nga ana tjetër, duhet të rishikojnë rregulloren e brendshme të shkollës, duke përcaktuar masat për ndalimin e telefonit celular nga nxënësit dhe mësuesit, në mjediset e tyre. Gjithashtu kërkohet të merren masa për të organizuar takime me prindërit për njohjen me rregulloren e re; të vendosin në çdo klasë poster për ndalimin e telefonit celular; dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të mësuesit të klasës me prindin ose kujdestarin ligjor.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Minuta: 19/08/2023 14:35

    Ministria e Arsimit ka deshtuar ne arsim pikesepari.

    Përgjigju
  • Iris: 19/08/2023 00:48

    Kjo zgjidhet shume lehte,mblidhjuani ne nje kuti para fillimit te ores se mesimit e kthejuani ne fund,keshtu te veprohet dhe kur jane provimet e matures e universitetit dhe mos harroni dhe /smartwatches/,sidomos gjate provimeve kryesore.S.d.q.shembulli fillon nga mesuesit.Kur e perdorin mesuesit, nxenesit nuk mbeten mbrapa.

    Përgjigju
  • Xxxxx: 18/08/2023 20:06

    Ne shkolla te gjithe nxenesit sidomos shkollat e mesme jane me celular.Ata bejne foto dhe i nxjerrin ne rrjete sociale.Kjo ministre mban si drejtues ata qe kane mbaruar per cikel fillor.Imagjino te ushtrojne kontroll tek mesuesit e 9 vjeçares.Ministrja i di te gjitha dhe nuk merr masa.Drejtuesit nuk kane kapacitetet e duhura per te drejtuar.Shumica e tyre flasin me dualektizma

    Përgjigju
  • Mario: 18/08/2023 19:24

    duhet te paisen te gjthe nxenesit me tablet dhe aplikacione interaktive smartworking ne klase dhe shtepi ne nivele mesatare pedagogjike se po dalin femijet analfabete me keto mesues te paafte ne shkolla

    Përgjigju
  • Scutari: 18/08/2023 18:58

    Ka dështuar ministria e drejtësisë të ndalojë telefonat në burgjet vip ju pretendoni të ndalohen në shkolla!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?