Ministria e Financave publikon projektbuxhetin 2023, në fokus kriza energjetike! Zë i veçantë edhe mundësia e rikthimit të basteve sportive

20 Tetor 2022, 16:10| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 18:49

  • Share

Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal. Sipas projekt-buxhetit të publikuar nga qeveria për vitin 2023, shpenzimet llogariten në nivelin 687.2 miliardë lekë me një defiçit në nivelin 55. 5 miliardë lekë. Sipas parashikimeve, të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore pritet të jenë 159.9 miliard lekë, nga sigurimet shëndetësore 54.5 miliard lekë. Fondi për kompensimin e pronarëve llogaritet llogaritet 4. 5 miliardë lekë. Rindërtimi vijon të ketë një zë në buxhetin e shtetit edhe në vitin 2023 me një fond prej 5 miliarë lekësh. Ky fond do të përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pa-financuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja.

Fokus të veccantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikur për këtë qëllim është 1. 8 miliardë lekë.

Për emergjencat civile fondi i llogaritur në rast fatkeqësie është 200 milionë lekë, ndërsa për menaxhimin e mbetjeve urbane parashikohet ti alokohet bashkive një fond prej 700 milionë lekësh. Sa i takon organikës, numri i përgjithshëm i punonjësve parashikohet 84 762 veta dhe për vitin 2023, pasi nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit.

Burimi i të ardhurave buxhetore janë grantet 20 958 milionë lekë; Të ardhurat tatimore 431 200 milionë lekë dhe të ardhurat jotatimore 22 900  milionë lekë. Në pr/ligjin për buxhetin e vitit 2023 parashikohet qartësisht se deficiti faktik mund të financohet nëpërmjet huamarrjes së brendshme deri në kufirin maksimal prej 25 000 milionë lekësh.

Ndër elementët që bijen në sy në relacionin bashkangjitur pr/ligjit është dhe të ardhurat e parashikuara nga taksa për bastet sportive, në rast se miratohet riaktivizimi i tyre me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë. Ndërkohë që qeveria ka planifikuar dhënien e 7 kontratave të reja me koncesion me vlerë rreth 1 miliardë dollarë.
Po ashtu, në projektbuxhet është parashikuar dhe kontrata për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë (PKI) 208,8 milionë lekë dhe kontrata për ndërtimin e aeroportit të Sarandës me vlerë 4,2 miliardë lekë ishin të parashikuara për të filluar që në 2022.

Sipas projektbuxhetit, parashikohet financimi i disa akseve rrugore. Aksit Kashar-Lekaj me vlerë 56,7 miliardë lekë, ndërtimi i segmentit rrugor Lekaj-Fier me vlerë 37,9 miliardë lekë. Financimi i aksit Milot-Thumanë me vlerë 5,2 miliardë lekë dhe dy kontrata me partneritet publik privat për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në bashkinë Tiranë për 4 objekte arsimore me vlerë 5,1 miliardë lekë. Vlera e koncesioneve të reja është 109 miliardë lekë duke e çuar në total rreth 781 miliardë lekë vlerën e kontratave koncesionare apo 36% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.  Për vitin 2023 shpenzimet buxhetore për koncesionet parashikohen deri në 13,4 miliardë lekë (më rënie 2,3%). Krahasuar me buxhetin e rishikuar 2022, shpenzimet që janë parashikuar për mbështetje buxhetore ndaj koncesioneve janë në rritje me 2,5%.

Projektbuxheti i ardhshëm nuk ndërpret pagesën për inceneratorin e Tiranës që ende nuk ka nisur nga puna. Për këtë koncesion për 2023 pagesat e buxhetit do të jenë në vlerën e 1,2 mld lekëve. Për dy kontratat e tjera atë të Fierit dhe Elbasanit që janë në ndjekje penale nuk parashikohen mbështetje buxhetore për 2023. Projektbuxheti 2023 është miratuar në mbledhjen e Qeverisë më datë 10 tetor. Në prezantimin që i bëri vendimit ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, me qëllim mosrritjen e çmimit për konsumtorët dhe bizneset. Sipas Ibrahimajt, gjithashtu do të të vijohet që të mbështeten kategoritë e shtresave në nevojë. Në dokumentin e publikuar, duke se Bujqësia, Energjia dhe Infrastruktura kanë fokusin kryesor të qeverisë.

Projektbuxheti 2023 është miratuar në mbledhjen e Qeverisë më datë 10 tetor. Në prezantimin që i bëri vendimit ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, me qëllim mosrritjen e çmimit për konsumtorët dhe bizneset. Sipas Ibrahimajt, gjithashtu do të të vijohet që të mbështeten kategoritë e shtresave në nevojë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?