Foto nga procesi i vaksinimit

Shëndeti

Ministria e Shëndetësisë jep shifrën: Më shumë se 18. 000 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës COVID

11 Nëntor 2021, 09:43| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 09:57

  • Share

Qytetarët duket se e kanë mirëpritur vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vaksinimin me dozë të tretë të vaksinës COVID për të siguruar mbrojtje më të mirë ndaj virusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se nga 1 nëntori e deri mëngjesin e sotëm, janë më shumë se 18000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

"Më shumë se 18000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag. Kontakto mjekun e familjes. Vaksinohu, jeta jote vlen", shkruan Manastiliu.

Kujtojmë se prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbër: 11/11/2021 12:16

    18000 dozen e tretë, 20 % e popullit du doza. Ky jan edhe të tjerët 80%…???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?