Ministria i hoqi licencën, shkolla private e sfidon dhe sulmon Besa Shahinin: Nesër rifillojmë mësimin

24 Shkurt 2020, 20:09| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 20:11

  • Share

1582571396_UdhaeShkronjave.jpg

Shkolla private ne Tirane 'Udha e Shkronjave'

Shkolla “Udha e Shkronjave” sfidon Ministrinë e Arsimit, pasi i hoqi licencën pas vendimit për të mbyllur dyert ditën e sotme për shkak të firmës nga virusi kinez. Pak orë pasi ministria njoftoi se do i heqë licencën, shkolla “Udha e Shkronjave” lajmëron të gjithë fëmijët në Facebook se nesër do të rifillojë mësimin, ndërsa sulmon edhe dikasterin e Arsimit.

Njoftimi i shkollës "Udha e Shkronjave"
Për shkak të dhunimit tepër të rëndë të Ministrisë së Arsimit që, në debat për masat e arsyeshme në dobi të shëndetit të nxënësve, të marrë nga ana jonë në konsultim me prindërit, me 100% të prindërve, në përputhje me çfarë udhëzon OBSH-ja, përdor si mjet kërcënimin mbylljen e shkollës, jemi të detyruar të anulojmë vendimin tonë dhe nesër të fillojmë përsëri mësimin në shkollë. Zoti na ruajtë ne si komunitet i shkollës "Udha e shkronjave" (nxënës, prindër, mësues, staf ndihmës). Pasojat e veprimeve të Ministrisë së Arsimit me këtë që na bënë ne janë tepër të rënda për sistemin arsimor dhe për sigurinë e shëndetit të nxënësve dhe për transparencën. Ato rëndë do të ndikojnë psikologjinë e çdo drejtuesi dhe mësuesi, dhe jo vetëm në sistemin arsimor, duke ia mpirë atij trurin dhe duke e bërë një robot (vartës automatik) të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë.

Midis shëndetit dhe antipanikut ministria zgjodhi fushatën antipanik, që është një fushatë kaq evazive dhe diabolike. Ne qartësisht zgjodhëm shëndetin. Deviza "siguria e para" nuk ka më kuptim. Tani do të kemi devizën "Ministria e para", "qeveria e para". Të kujdesesh për një shoqëri është një detyrë e vështirë dhe ka nevojë që secili të bëjë mirë punën e vet. Ne këtë ishim duke bërë. Asnjë ligj nuk shkelëm dhe Ministria rëndë abuzon me termin "mbyllje" se ne nuk e kemi mbyllur shkollën si institucion. Ne jemi të hapur dhe në aksion për ruajtjen e shëndetit dhe mësimit etj. Të kujdesesh për shëndetin do të thotë se je më shumë se hapur, se ke hapur sytë, veshët, zemrën, mendjen dhe i hapëm më shumë se të tjerët. Ata duan t'i kesh të mbyllur këto e të hapësh shkollën. Falenderojmë të gjithë që me komentet e tyre treguan një ndjeshmëri të madhe.


Lajmi kryesor:

Mbyllën shkollën nga frika e koronavirusit/ Ministria i hoqi licencën, shkolla private sfidon Shahinin: Nesër rifillojmë mësimin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?