'Ministria pa plan'/ Peraj për Report Tv: Viti i ri të nis në bankat e shkollës! Gara për drejtorë në shkolla me emërime politike

12 Gusht 2020, 21:58| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 22:15

  • Share

TIRANË- Pasojat e pandemisë COVID-19 nuk u mbyllën me përfundimin e vitit shkollor që 4 muajt e fundit u zhvillua mes shumë vështirësish, online. Zëvendës presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Arian Peraj thotë për Report Tv, se viti i ri duhet të nisë në bankat e shkollës, për këtë duhet të rritet numri i mësuesve për shkak të reduktimit të numrit të nxënësve nëpër klasa për të ruajtur distancën.

“Me rritjen e numrit të klasave normalisht, duhet të rritet edhe numri i mësuesve. Të planifikohen mësuesit që janë në sistem, të planifikohen këta mësues dhe pastaj po qe nevoja, mësues Shqipëria ka mjaft, të tërhiqen. Nuk mendoj se rrogat e mësuesve janë problem i madh për ekonominë shqiptare, përkundrazi, shkolla mësuesi i bëjnë nder të ardhmes dhe së sotmes së një kombi”-u shpreh Peraj.

Për Perajn, ministria e Arsimit nuk ka plan për fillimin e vitit të ri shkollor. E për të garantuar nisjen e tij me sukses, ai thotë se nuk duhen shpërqendrime, siç është gara e nisur në gusht për drejtues në shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze.

“Të hiqet dorë nga emërimet politike dhe nga skenarët sekondarë që gjithmonë njerëz që janë afër komisioneve të partisë në pushtet, pra të komisioneve të votimit apo militant, janë zakonisht fitues”-tha zv. presidenti Sindikatës së Pavaruar të Arsimit.

Probleme zëvendës presidenti i Sindikatës ë Pavarur të Arsimit sheh edhe tek provimi i kualifikimit të mësuesve, që sipas tij është i hartuar keq në skemën e vlerësimit.

“Nuk ka një transparencë si është formula e korrigjimit të këtyre testeve. Asnjë mësues sot nuk mund të marri testin e vet, çfarë ka zhvilluar në test, përse është penalizuar. 149 mësues që janë testuar, mbi 50 rrezikojnë penalizimin. Megjithëse udhëzimi thotë se këtë vit nuk ka penalizim, u them mësuesve nuk do të keni penalizim largim nga puna, thjesht nuk keni marrë kualifikimin, nuk do të merrni as shtesën e vogël të pagesë”-shtoi Peraj. 

Mësuesit i nënshtrohen provimit të kualifikimit çdo 5, 10 dhe 20 vjet dhe shtesa varion me 5 10, dhe 20%mbi pagën bazë. Peraj kërkon të bëhet dhe një studim nga ana ministrisë së Arsimit për të përcaktuar se për sa mësues ka nevojë Shqipëria dhe sa dalin në pension.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?