Foto ilustruese

Sociale

Ministria shtyn rregullin për ndalimin e grumbullimeve deri në 29 nëntor! Vendimi ’zbatohet’ vetëm në letër, masat anti-COVID nuk respektohen

24 Nëntor 2021, 16:24| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 16:36

  • Share

TIRANË- Vendimi për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura do të qëndrojë në fuqi deri në datë 29 nëntor.

Urdhri është firmosur ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe është bërë me qëllim parandalimin e infektimeve nga COVID-19.

“Në urdhrin nr.633 datë 1.11.2020 “Për ndalimin e grumbyllimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në puikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 15.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 29.11.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

Megjithatë duhet theksuar se ky është një vendim i cili qëndron vetëm në letër, pasi çdokush në përditshmëri arrin të vë re se si kjo masë nuk zbatohet. Kafenetë janë plot, pa ruajtur distancat, pa maska, janë organizuar ndeshje siç ishte ajo e kombëtares ku të pranishëm në stadium ishin 22 mijë tifozë, koncerte nga më të ndryshme ku ka pasur një prezencë të madhe të qytetarëve. E thënë më qartë, asnjë qytetarë nuk respekton masat anti COVID, por edhe autoritet duket se "kanë mbyllur sytë" përpara kësaj situate.

Mos respektimi i masave është reflektuar edhe në bilancet ditore të rasteve të reja dhe viktimave, ku gjatë muajit të fundit ka pasur një rritje të infektimeve dhe të humbjeve të jetës si pasojë e këtij virusi. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • enio: 24/11/2021 19:16

    ti zbatoje erion veliaj i pari, qe po organizon 6 evente ne tirane per naten e bardhe, mos kerkoje nga privati. clubet dhe discot, jeta e nates eshte biznesi me i demtuar gjate pandemise... akoma duan ta vrasin. duket si personale tashme, se shteti e ka dhene zgjidhjen me vaksinen, pse duhet te mbyllet jeta per te vaksinuarit?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?