Ministrja e Arsimit për pagat e mësuesve: Jemi të angazhuar që brenda mandatit ta rrisim pagën me 40%

18 Tetor 2022, 13:35| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 15:42

  • Share

Mësuesit në vitin 2025 do ta kenë rrogën 40% më të lartë se sa në vitin 2021. Këtë angazhim të qeverisë e bëri me dije Ministrja e Arisimit dhe Sportit Evis Kushi. E pranishme në Komisionin Kuvendor Për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Kushi i’u përgjigj akuzave të Deputetëve Demokratë mbi masat e marra për vitin e ri shkollor.

“Mësuesit shqiptarë kanë pagën më të ulët në rajon”, tha Merita Bakiu, deputete e PD.

“Mandatin e kaluar pagat u rritën 32%. Dhe këtë mandat që kemi nisur jemi angazhuar për 40%. Vitin e shkuar 6%, vitin e ardhshëm 7%, deri në fund rritja minimumi 40%. Nëse situate do jetë mëe mirë, patjetër do ta rritim edhe më shumë”, tha ministrja Kushi.

Lidhur me akuzat e ngritura nga Deputetja e PD, Ina Zhupa, për emërimin mësues të patronazhistëve, Kushi tha se kjo nuk qëndron.

“Po punësoni patronazhistë, jo mësues nga portali”, u shpreh Zhupa.

“Ka raste që nuk plotësohet kriteri për të punësuar dikë nga portali dhe jemi detyruar ti marrim nga jashtë portalit…”, iu përgjigj Kushi.

Teksa frikës së deputetit Luciano Boçi për mungesë mësuesish, Ministrja Kushi iu kundërpërgjigj me akuza ndaj opozitën për trashëgimin e lënë.

“Diskriminim arsimor jam i shqetësuar. Në Tiranë arsimi është cilësor, në Librazhd s’ka shkollë fare, kur do të marri fund kjo? Sa shkolla bëhen me 4 mln euro, me të cilat km investoi për instalacionin te oborri km. Pas dhjetë viteve do kemi bombën e mungesës së mësuesve”, tha Boçi.

“Kemi 450 000 nxënës në arsimin para-universitar. Për instalacionin s’jam inxhiniere e arkitekte për të ditur sa shkolla do të ishin bërëSot kemi mësuesi me mesatare 5.5 kjo është bombë e sistemit të shkuar. 50 mln lekë vetëm për trajnimin e mësuesve”, tha Kushi.

Duke pasqyruar masat e marra për vitin e ri akademik, Ministrja e Kushi vuri në dukje se sot janë 12 shkolla të reja, teksa janë finacnuar 25 objekte arsimore në qarqe të tjera, jo në zonat ku është i fokusuar rindërtimi. Ministrja Kushi tha se është rritur numri i mësuesve ndihmës në 1 650, pra 1 mësues për 2-3 fëmijë të komunitetit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ajo njoftoi implementimin prej janarit 2023 dhe të programit “arti, sporti dhe zejeve”, në 200 shkolla, me një buxhet 400 mln lekë. Kushi tha se janë 400 klasa sportive, ku janë futur edhe disiplina të reja si tenisi, atletika e gjimnastika. Sa i takon sigurisë në shkolla, Ministrja arsimit tha se objektivi është që i gjithë sistemi parauniversitar të ketë oficerë sigurie, jo vetëm gjimnazet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?