Është surreale ajo çka po ndodh në Shqipëri…E pabesueshme. Një mendje normale nuk mund ta perceptojë. Një shpirt që vuan sot bashkë me mjekët e infermierët që luftojnë në kufijtë e të pamundurës, nuk mund ta pranojë.
Po bëhet një poshtërsi e ndyrë, nga mendje djallëzore e të errëta, të nisura kush e di nga cfarë interesash, për të përbaltur, për të nxirë, për të bërë qesharake, sakrificën e 30 mjekëve dhe infermierëve që u nisën në ndihmë të Italisë, në frontin më të vështirë kundër koronavirusit, aty ku me qindra bluza të bardha kanë humbur jetën…
Aspak empati për punën e tyre. Aspak mirënjohje për emrin e mirë që i dhanë Shqiperisë.
Asnjë ndjesi për qindra mijëra emigrantët tanë të përlotur nga ky gjest.
Aspak dashuri e krenari për mijëra falënderimet e ardhura nga vendi fqinj. Jo. Gërmojnë si skuthë, si minj, si derra, nëpër plehra, nëpër fjalë e thashetheme, ku të gjejnë ndonjë cengel që të varin trastën e tyre mbetur supeve si endacake, për ta shitur më pas si gjetje të madhe.
Kundër mjekëve. Kundër të gjithë mjekëve. Kundër sakrificave të tyre në këto kohë. Kundër rrezikut të marrë mësysh, teksa këta prapanica varur rrinë pas kompiuterit e intrigojnë me ëatsape e mesanger.
Turp për Zotin. Turpi u rënte mbi kokë, atyre qe nuk i mbështesin mjekët në këto kohë. Akoma më shumë atyre që përpiqen t’i nxijnë e t’i bëjnë qësharake. Nuk mund të bëhet politikë me mjekët. As nuk mund të bësh shërbyesin e politikës me mjekët…
Nese nje numur i pa perfillshem njerezish --qofshin keta edhe politikan ,intelektual apo popull i thjeshte - jan kunder ndonje veprimi -qoft ky edhe human -te qeverise apo shtetit ; gje qe rendom ,ndodh ,s'ka asgje per tu habitur . C'do kush duhet te ankohet ,per dhembjen ,aq sa eshte, jo sikur te ishte katastrofe . S'duhet ti trajtojme vogelsira -me fare pak rendesi ,apo hic fare ,-sikur te ishte fundi i botes .Nuk digjet jorgani per nje plesht .Mos i pergjithesoni ngjariet ,kur ju duhen e si ju duhen ,thjesht per interesa djallezore ,e as pak morale .Mos beni avokatin e dreqit ,per ndonje permbushie interesi ,sido qe te jete ai .Zoti ju dhente urtesi e maturi . Faleminderit .
PërgjigjuBobo na mbyten minjte e kocomiun e gjirizeve Berishe
PërgjigjuI zente Coronavirusi jo ata vete por aty ku ti dhembi shpirti.
Përgjigju