Futbollistët e Real Madrid duke festuar golin

Miqësoret e verës/ Reali mund Juven, Milani 'thyen' Barcelonën

5 Gusht 2018, 10:27| Përditesimi: 5 Gusht 2018, 10:32

  • Share

Real Madrid vijon të jetë tabu për Juventusin. Skuadra spanjolle ka fituar 3-1 ndaj Juventusit në miqësoren e zhvilluar në Maryland në kuadër të International Champions Cup. Me mungesa të rëndësishme vinin të dyja skuadrat ku Ronaldo nuk është ende gati për debutim.

Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh falë autogolit të Carvajal në minutën e 12-të, ndërsa brenda pjesës së parë Real barazoi me një gol shumë të bukur të Gareth Bale. Në fraksionin e dytë skuadra e Julen Lopetegui kompleton përmbysjen me dygolëshin e Marco Asensio që realizon dy herë në minutat 47-të dhe 56-të.

Reali i të rinjve nuk zhgënjen ndërsa për zërat e merkatos që e shohin Modriç tek Interi trajneri Lopetegui ka thënë:

 Nuk kam dyshime, Modriç do të qëndroj në Madrid. 

Lopetegui

Ndërsa në miqësoren tjetër të luajtur në Santa Clara,Milani mposhti 1-0 Barcelonën falë një goli të shënuar në minutën e 93-të nga sulmuesi Andre Silva.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?